LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studiuesi demaskon Xhevat Lloshin/ U pagua në këmbim të identitetit të gjuhës shqipe në raport me turqishten

18 Shkurt 2021, 07:33, Aktualitet CNA
Studiuesi demaskon Xhevat Lloshin/ U pagua në këmbim të

Studiuesi Agron Dalipaj ka publikuar një foto të fondacionit ALSAR, i cili ka sponsorizuar profesor Xhevat Lloshin për të bërë librin “FJALORËT E SHQIPES ME TURQISHTEN”.

Dalipaj shkruan se sipas autorit, nuk ka të dhëna që shqipja të ketë ndikuar në gjuhën turke duke pranuar se shqipja është ajo që vetëm ka huazuar prej turqishtes. Ai thekson se ajo që dihet është vetëm sasia e parave që ka përfituar Lloshi në këmbim të identitetit të gjuhës shqipe në raport me turqishten.

?Fotua më poshtë tregon fondacionin ALSAR, i cili ka sponsorizuar prof. Xhevat Lloshin për të bërë librin “FJALORËT E SHQIPES ME TURQISHTEN”, ku sipas autorit, “nuk ka të dhëna që shqipja të ketë ndikuar në gjuhën turke” dhe duke pranuar se shqipja është ajo që vetëm ka huazuar prej turqishtes.
Ajo që nuk dimë, është vetëm sasia e të hollave që ka përfituar Lloshi në këmbim të identitetit të gjuhës shqipe në raport me turqishten…?, shkruan Dalipaj bashkëngjitur fotos.

Kujtojmë se  ditë po promovohet një libër i ri i profesor Xhevat Lloshi “Fjalorët e shqipes me turqishten”, ku “konfirmon” se shqipja nuk i ka dhënë asnjë fjalë turqishtes, sepse siç shprehet autori: “nuk kemi të dhëna që shqipja të ketë ndikuar në gjuhën turke”.

Sipas Dalipajt, i gjithë libri, duket se është një tjetër përligjie e shëmtuar e idesë sllaviste se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botë dhe se shqiptarët pothuaj nuk kanë gjuhë të tyre.

Ai thekson se vepra e re e Lloshit, jo vetëm nuk është shkencore, por ajo i shtohet veprave të autorëve të tjerë, që si synim kanë patur ta nxjerrin shqipen pa fjalë të saj dhe këtë t’ja paraqesin botës shkencore gjuhësore si të vërtetë akademike. /CNA.al

Lajmet e fundit nga