LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi i dytë kombëtar/ Opozita dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

18 Shkurt 2021, 19:45, Politikë CNA

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, zbuloi sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Barometrit Politik në Euronews Albania.

42.8% e personave të anketuar thanë se do të votonin për opozitën e bashkuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa 43.8% u përgjigjën se do të mbështesnin Partinë Socialiste.

Krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë, ka një rritje të lehtë të mbështetjes për opozitën e bashkuar, si dhe një rënie gjithashtu të lehtë për mbështetjen ndaj PS.

Bazuar në votën e vitit 2017, 92 për qind e elektoratit të PS do të vazhdonin të mbështesnin partinë socialiste, ndërsa kjo shifër tek Partia Demokratike ishte disi më e lartë, 94.5%.

Sondazhi i dytë kombëtar/ Opozita dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve Votuesit e pavendosur që ishin në masë 8%. Ata patën një ndarje thuajse të barabartë të mbështetjes për opozitën e bashkuar dhe PS në prirjen e votës.

Katër për qind e qytetarëve të anketuar u shprehën se nuk do ?i drejtoheshin fare kutive të votimit.

Shqiptarët iu përgjigjën gjithashtu pyetjes nëse duan të qeverisen nga një parti e vetme apo nga një koalicion partish, ku 50.4% votuan për qeveri nga një parti e vetme dhe 40.5% thanë se duan qeveri nga një koalicion partish.

Krahasuar me sondazhin e parë, mbështetja për qeveri të një partie ra me 4.3%, ndërsa u shtua me 2% dëshira për koalicion qeveritar.

Metodologjia

Sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB intervistoi 1600 persona me të drejtë vote në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Preferenca për llojin e qeverisë dhe prirja e votës ishin dy tematikat kryesore që u morën nën analizë, dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga