Connect with Us

Si t’ia zgjidhim Mero Bazes hallin e Karlo Bolinos?!

Politikë

Si t’ia zgjidhim Mero Bazes hallin e Karlo Bolinos?!

Publikuar

-

Si tja zgjidhim Mero Bazes hallin e Karlo Bolinos?!

Botuesi por edhe editori i gazetës Tema, dje në editorialin e tij të radhës është shqetësuar pse mediat nuk raportojnë në lidhje me një skandal të publikuar nga Report TV në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Një histori kjo e përsëritur në lidhje me pronat e “Klubit Partizani” e cila vjen pas akuzave të shpeshta bërë ndaj botuesit Karlo Bolino i cili si shumë botues-biznesmenë kur i akuzojnë në vend të përgjigjes kanë kundërsulmin. Karlo nuk është i vetmi, kështu veprojnë të gjithë, edhe ata që ka Mero në krah dhe qeveria për propagandën, por edhe shumica e atyre që e quajnë të opozitës.

Rasti i fundit, pretenduar nga Baze, mund të tregojë se paska kaq shumë media në dorë të opozitës dhe çensurën e bëka Berisha e Malltezi. Fakti që ka shumë media opozitare në fakt është një lajm i mirë, që nuk merren me rastin konkret ka vetëm dy këndvështrime. Së pari gjithçka lidhet me besueshmërinë e Bolinos dhe medias së tij në këtë çështje dhe së dyti me fakti se shumë media në kohë fushate, të tilla investigime i konsiderojnë politike siç dhe shpesh ka bërë Bolino këto më shumë se 25 vite me mediat e tij ndaj Berishës.

Besueshmërinë e Karlos po ja u themi me disa raste konkrete. Bolino nuk ka thënë asnjë fjalë, as ka guxuar të sulmojë apo publikojë skandalin më të madh korruptiv të 30 viteve siç janë inceneratorët. Këtu përfshihet edhe Tema, edhe mediat e Irfanit, të Vjollca Hoxhës, ato të vetë Meros, e shumë të tjera që janë në listë pagesën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Zero gazetari në këtë rast, pa folur më tej për lidhjet e tyre me Ben Blushin apo Top-Channel. Dhe jo vetëm kaq, por kanë kurajo i bëjnë edhe avokatinë.

Më tej për Bolinon tashmë e di edhe pastruesja e gazetës TemA që është më Rilindas se Edi Rama dhe ka marrë koncesione nga qeveria. Janë një në mes të Tiranës e një në periferi, ndërkohë po merr me 1 euro, një tjetër pasuri publike. Gazetarët dhe stafi mund të bëjnë shumë punë profesionale pasi Report TV dhe gazeta kanë djem e vajza shumë të talentuar, por ata gazetarët jo përfituesit, përkundrazi janë viktimat e censurës së Bolinos që i mban ison qeverisë, duke e përdorur median si një marjonetë për interesa krejtësisht klienteliste, pa shkuar tek akuzat korruptive që ka drejtuar opozita ndaj tij.

LEXO EDHE:  Berisha kundër Bashës/ Përgjegjës për situatën politike

Artan Hoxha, gazetari investigativ dhe i kronikës është njeriu që mund të flasë shumë për Karlon dhe Agushin në media, i cili na paska zbuluar gjëmën e madhe të Sali Berishës dhe mbyll gojën për gjëmat e bëmat e qeverisë të Rilindjes. Karlo është simbol i medias të kapur dhe shërbëtor i paepur i pushtetit. Hallin e Meros që t’i bashkohen Karlos shumica e mediave nuk e zgjidh dot askush. Kanë filluar të jenë më të pavarura nga ndikime të tilla, më te lira se kurrë. Pa përjashtuar problemet e tyre. Kjo jo për meritë të Edi Ramës, as socialistëve, por për meritë të kohës dhe teknologjitë që ka ulur kostot e medias dhe tani ka shumë në treg, të besueshëm, ose jo, abuzivë ose jo, profesionistë ose jo, këtë e vendosin lexuesit.

Por një të mirë kanë shumica, nuk po e merr më seriozisht Karlon, as Agushin, dhe kështu me radhë tek mediat kombëtare, përfshi Top Channel, apo mediat e Irfanit, Ndroqit e co. E në rast se SPAK duhet të hetojë së pari duhet ta fillojë me këta efendinjtë në media, nga i pari e tek i fundit, që kanë grabitur pasuri publike, i kanë bërë dëm vendit për interesat e tyre, aq sa nuk do ja bënte politika për 100 vite, sepse kjo e fundit ka bërë dhe ndonjë të mirë.

Shumë shpejt kazanët e Rilindjes, por edhe të Lulit do kenë të njëjtin fat, s’do i marrin më seriozisht shumica e njerëzve, përjashto militantët trutharë që duan propagandën e partisë si ushqim të përditshëm./Elvi FUNDO- CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Publikuar

-

Nga

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vijuar takimet në sajë të fushatës elektorale të 25 prillit.

Sot ai është ndalur në qytetin e Tropojës, ku ka ofenduar dhe është tallur rëndë me banorët e qytetit verior.

Teksa kishte hipur mbi një poltron dhe po fliste para dhjetëra militantëve të PD-së, Basha ka ofenduar vendasit duke i quajtur tropojse dhe topojsa, ndërkohë që banorëve të kësaj zone i thërrasin të gjithë tropojanë.

Kjo tregon papërgjegjshmëri nga ana e kreut të opozitës, i cili pretendon të marrë mandatin e kryeministrit dhe të drejtojë qeverinë e këtij vendi.

LEXO EDHE:  Berisha: Heshtje varri per zhdepjen e Tahirit!

LEXO EDHE:  Doktor, ky pacient nuk ka shërim

Basha shpeshherë ka bërë gafa në daljet publike, por deklarata e sotme mund të konsiderohet si më ofenduesja për shqiptarët dhe në veçanti tropojanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ letër partive: Hiqni materialet propagandistike nga fasadat e ndërtesave publike

Publikuar

-

Nga

“Zgjidh, voto, vendos”/ Celibashi bën thirrjen e fortë për të rinjtë

Megjithëse legjislacioni për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale ka ndryshuar, sërish partitë politike nuk e zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

Në një shkresë që KQZ u ka dërguar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, konstaton se ato nuk e kanë zbatuar udhëzimin e Komisionerit dhe Kodin Zgjedhor, duke vendosur materiale propagandistike në ambiente publike dhe fasada godinash të cilat ligji nuk i lejon.

Për këtë arsye Komisioni qendror i zgjedhjeve u ka kërkuar dy partive te mëdha të heqin posterat apo materiale të tjera propagandistike nga ndërtesat e institucioneve publikë. Konkretisht partisë demokratike nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Partisë Socialiste nga fasada e Bashkisë Gjirokastër.

Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews

LEXO EDHE:  “Kreu i Këshillit Kombëtar të Lulit”/ Si u bë president një ish-punonjës karburanti

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Vuçiç/ Reagon Tedi Blushi: Pas 25 prillit…

Publikuar

-

Nga

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi ka thumbuar Edi Ramën, për të cilin thotë se dihet kukull e kujt është dhe e paralajmëron se më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit.

Zëdhënësi i Metës deklaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Berisha kundër Bashës/ Përgjegjës për situatën politike

LEXO EDHE:  "Kreu i Këshillit Kombëtar të Lulit"/ Si u bë president një ish-punonjës karburanti

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”, thekson Blushi./ CNA.al

“Pas Bashës qëndron Berisha”/ Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po i ndjek me vëmendje

LEXO TE PLOTE