LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama flet me emra/ Këta të katërt janë ekip, të tjerët mbushës topi

18 Shkurt 2021, 21:11, Politikë CNA
Rama flet me emra/ Këta të katërt janë ekip, të

Duke komentuar kandidatët e PD dhe LSI, Edi Rama tha se sheh vetëm një ekip me katër vetë.

Sipas tij, ish kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë një ekip i opozitës së bashkuar, ndërsa emrat e tjerë sipas tij janë mbushës topi.

?Unë shoh vetëm Saliun, Ilirin, Lulzimin dhe Monikën. Të tjerët nuk i shoh si ekip por si mbushësa topi?, tha Rama.

I pyetur se kujt do t?i drejtohej për koalicion pas 25 Prillit nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, kryeministri u shpreh:

?Në do t?i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë?, tha Rama. Ai shtoi se e lehtëson fakti që Ilir Meta nuk do të bëjë kurrë koalicion me PS-në.

Rama u pyet edhe nëse do të dorëhiqet si kryetar i PS pas 25 Prillit nëse nuk do t?i fitojë zgjedhjet.

?Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse? Unë di që do t?i fitojmë zgjedhjet?, tha kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga