Politikë
“Punime me ritmet e breshkës”/ Shehu publikon fotot e rrugës dhe nxjerr zbuluar propagandën e Rilindjes

Ish deputeti i PD, dhe drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu ka publikuar foto të rrugës Përmet-3 Urat ndërsa tregon zgjerimin milimetrik të këtij aksi.
Shehu thekson se në 8 vite të Rilindjes ka patur vetëm propagandë dhe kjo rrugë u la në harresë ndërsa tani është thuajse e pakalueshme.
“Zgjerimi milimetrik dhe punimet me “ritmet e breshkes” ne Rrugen Permet-3 Urat, perballe propagandes se Rilindjes. Degjoj Rilindjen te trumbetoje se po “ben” ate rruge nacionale, por qe per 8 vite e lane vetem ne shkaterrim, deri sa tashme eshte pothuajse e pa kalueshme.
Ne fakt jemi perballe nje cfaqje te rendomte propagandistike me keq perdorim fondesh publike”, shkruan Shehu.
Sipas tij kji është një rrugë shumë e rëndësishme për Përmetin, Qarkun e Gjirokastrës dhe per vendin në terresi. Ai thekson se ishte parashikuar të realizohej vite me parë me një vizion e parametra nacionale.
“Mbasi e abandonoi kjo Qeveri per dy mandate kete, ne muajt e fundit te qeverisjes fillon disa punime krejt te pa efekshme per funksionin e fluksin qe duhet te perballoje. Pothuajse asnje zgjerim, asnje kthese e zbutur e mbi te gjitha asnje veper arti e rendesishme nuk realizohet ne ate, te domosdoshme keto.
Dhe ura te tilla me nje kalim nuk zgjerohen!Ndersa ritmet e punimeve se bashku me gjatesine ku zhvillohen keto jane qesharake, edhe breshka do tja kalonte! Asgje nuk do behet keshtu, vetem do te harxhohen e pervetesohen disa vlera financiare! Por tashme ketyre cfaqjeve rilindase po i vjen fundi”, shkruan me tej Shehu.
Mes të tjerash ai thekson se pas 25 Prillit ajo rrugë do të jetë një prioritet i veçantë zhvillues.
“Kjo se bashku me nje permiresim te plote te infrastruktures rrugore, energjetike etj te asaj zone, zone e cila megjithese ka potenciale te medha zhvilluese, eshte lene ne harrese, varferi, e abandonuar plotesisht”, përfundon Shehu./CNA.al