Connect with Us

Prefekti i Dibrës mohon akuzat e Xhelal Mziut/ Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike

Politikë

Prefekti i Dibrës mohon akuzat e Xhelal Mziut/ Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike

Publikuar

-

Prefekti i Dibrës mohon akuzat e Xhelal Mziut/Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu ngriti alarmin dje se shumë fshatra në Dibër ishin izoluar nga dëbora madje dhe se kishin mungesë ushqimesh.

Ai akuzonte qeverinë se i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Sipas tij janë vetë qytetarët që po hapin rrugën me lopata nga dëbora, pasi shteti nuk është gjëkundi.

Lidhur me këto akuza ka reaguar dhe Nexhbedin Shehu, prefekti i Dibrës. Në një lidhje me Report Tv, Shehu shprehet se që prej ditës së parë të reshjeve të dëborës, janë marrë masat e nevojshme dhe se rrugët nacionale kanë qenë të hapura. Ai tha se përjashtim bënte vetëm një segment Skuraj-Burrel.

Sipas Shehut, edhe rrugët rurale kanë qenë 70% të hapura ditën e parë ndërsa në ditët në vijim është bërë e mundur lirimi i tyre. Prefekti i Dibrës thotë se energjia elektrike nuk ka munguar për këtë qark, me përjashtim të disa fshatrave në Lurë.

“Unë kam ndjekur prononcimin e zotit Mziut. Thëniet e tij nuk qëndrojnë. Dëbora që ra në datë 14 dhe 15 në qarkun Dibër dhe ju them që 300 km rrugë nacionale kanë qenë të hapura pa pushim.

LEXO EDHE:  PD: Sadriut i kërkohet të blejë vota në Dibër, në këmbim i lejohet të ndërtojë pa leje

Përjashtim bën segmenti Skuraj-Burrel ku kemi pasur avari 4 orë. Të gjithë rrugët e tjera kanë qenë të kalueshme. Ka pasur sektorë ku kalohej me zinxhirë, shërbimet e policisë kanë qenë në terren. Janë porositur udhëtarët që vinin nga Tirana që të kenë mjete me zinxhirë.

Më datë 15, të katërt bashkitë kanë aktivizuar sektorët e emergjencave civile dhe ditën e parë kemi pasur 70% të rrugëve rurale, 2000 km rrugë të hapura. Kanë vajtur borëpastrueset në Lurë, Selishten, Kalanë e Dodës. Furnizimi me energji elektrike ka qenë non stop duke bërë përjashtim vetëm Lurën për 48 orë. Bora ka qenë stuhi 24 orë dhe ka qenë normale për Dibrën. Në ditën e dytë të dëborës ne kemi shkuar dhe në fshatrat e thellë”  tha prefekti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Akuza e Berishës për Ramën/ Del video e debatit me Besnik Mustafaj

LEXO EDHE:  Afera 400 milionë euro e inceneratorëve/ Dy pyetjet që “kryqëzojnë” Edi Ramën

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  “Partitë të pastrojnë listat”/ Bylykbashi: Rama promovoi banditët në politikë

LEXO EDHE:  Afera 400 milionë euro e inceneratorëve/ Dy pyetjet që “kryqëzojnë” Edi Ramën

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE