LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pipero flet hapur/ Jam i sigurt që variantet e tjera të virusit kanë hyrë në Shqipëri

18 Shkurt 2021, 22:05, Lifestyle CNA
Pipero flet hapur/ Jam i sigurt që variantet e tjera të virusit

Mjeku i infeksionit, Pëllumb Pipero, ka folur hapur mbrëmjen e sotme për mutacionet e Covid-19 që po qarkullojnë në disa shtete dhe që përfliten se janë më të rrezikshme se mutacioni i parë.

Pipero deklaroi se edhe mutacionet kanë të njëjtat masa në bazë, maskën, distancën dhe higjenën e duarve.

?Mutacionet e virusit janë sjellje normale të virusit dhe sa më shumë të zgjasë një pandemi aq më e mundshme është që virusi të pësojë mutacione. E rëndësishme është që në thelb mbrojtja ndaj tyre apo parandalimi ka të njëjtat masa në bazë. Maskën, distancën dhe higjenën e duarve, krahas vaksinës.

Dua të theksoj se prodhimi i një apo disa vaksinave është një hap shumë i madh dhe i sigurt që na mundëson të krijojmë vaksina edhe për variantet e tjera të këtij virusi shumë më shpejt. Edhe pse duket sikur virusi është një hap para shkencës, jam i bindur që shkenca ecën aktualishet, ndoshta edhe më shpejt se virusi“, u shpreh infeksionisti në Klan News.

Pipero tha se është i sigurt që variantet e tjera të virusit kanë hyrë në Shqipëri, por theksoi se kjo gjë mund të vërtetohet me kohën.

Numri i lartë i të infektuarve në vend po shtohet nga dita në ditë. Për fat të keq po shtohen edhe fatalitetet. Ndoshta për rastësi kam qenë i pari që kam deklaruar se kam bindjen që virusi ka hyrë në Shqipëri dhe pas 3-4 ditësh dolën rastet e para. Kolegë të mi më përpara kanë thënë të bindur që shtamet e reja kanë hyrë në Shqipëri, por natyrisht pa e konfirmur ne nuk themi dot që ?po ka hyrë?.

Por mundësia është shumë e madhe sepse ka numër të shtuar të qytetarëve që kanë ardhur qoftë nga Anglia, qoftë nga vendet e tjera të Europës. Mundësia për të hyrë eksziston dhe jam i sigurt që viruset kanë hyrë. Është çështje kohe konfirmimi i tyre. Mendoj që arsyeja kryesore e shtimit të rasteve është stina e ftohtë, është dimiri , është ekspozimi më i gjatë i qytetarëve në ambiente të mbyllura, kryesisht i moshave të reja?, theksoi mjeku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga