LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga se vdiq në të vërtetë udhëheqësi i madh mongol Xhengis Khan?

18 Shkurt 2021, 09:08, Blog CNA
Nga se vdiq në të vërtetë udhëheqësi i madh mongol

Temuxhin Borjixhin, ky është emri i parë i një prej udhëheqësve më të famshëm të të gjitha kohërave. Ai themeloi dhe drejtoi Perandorinë Mongole, e dyta për nga madhësia në historinë e njerëzimit.

I lindur në vitin 1162, Xhengiz Khan, që në gjuhën vendase do të thotë sovran universal u emërtua i tillë në vitin 1206. Nën udhëheqjen e tij, Perandoria Mongole i zgjeroi kufijtë deri në Evropë në pak më shumë se 20vjet. Por vdekja e tij në vitin 1227, mbetet ende e mbështjellë me mister. Sipas amanetit të tij, askush nuk e di se ku u varros, dhe përgjatë shekujve kanë lindur legjenda të panumërta, disa më të besueshme, të tjera më pak, mbi shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

Disa thonë se ai vdiq si rezultat i plagëve të shkaktuara pas rrëzimi nga kali teksa luftonte kundër ushtrisë kineze. Të tjerë thonë se ai vdiq nga një plagë e infektuar. Madje ekziston një hipotezë se ai u përgjak deri në vdekje, pasi u tredh nga një princeshë e perandorisë Tangut.

Sekretet dhe misteret

Ndërkohë sipas një studimi të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, shkaku i vërtetë i vdekjes së Xhengiz Khan, mund të ketë qenë shumë më pak madhështor. Ai mund të ketë rënë viktimë e Murtajës Bubonike.

?Që të gjitha këto legjenda ndoshta u shpikën, dhe ato nuk e konsiderojnë atë një fakt të rëndësishëm?- shpjegojnë studiuesit në Universitetin Flinders në Adelaide, Australi.?Familja e Xhengiz Khan,e kishte të ndaluar të fliste për vdekjen e tij, pasi ajo ndodhi në një moment vendimtar kur mongolët ishin gati për të pushtuar Xian Perëndimore, një perandori kundër së cilës kishin luftuar gjatë 20 viteve të fundit?- theksojnë ata në studimin e tyre.

Ndoshta edhe për shkak të këtij konfidencialiteti, ne nuk kemi dokumente të shkruara apo dëshmi që të përshkruajnë qartë shkaqet e vdekjes së Xhengiz Khanit. Duke iu përmbajtur sa më shumë burimeve të besueshme, dhe duke lënë mënjanë thashethemet, studiuesit kërkuan informacione midis faqeve të njërës prej shtyllave të historisë kineze, ?Story of Yuan?, një nga 24 veprat zyrtare që përbëjnë historinë e Kinës. Në këtë libër, thuhet se Khan vuajti nga ethet prej datave18-25 gusht 1227, dhe vdiq pas 8 ditësh nga fillimi i sëmundjes.

Pandemia e murtajës

Disa studime të mëparshme kishin hipotetizuar vdekjen për shkak të etheve të tifos. Por studimi i Universitetit Flinders, e hedh poshtë këtë hipotezë, duke argumentuar se përveç etheve, nuk kishte asnjë aluzion tjetër për simptomat tipike të sëmundjes, si të vjellat apo dhimbjet e stomakut.
?Duke marrë parasysh faktin që murtaja e goditi ushtrinë e tij që në vitin 1226, një diagnozë më e arsyeshme në retrospektivë, sugjeron se shkaku i vdekjes ishte pikërisht kjo sëmundje?- theksohet në studim.
Ekspertët e vënë theksin tek rëndësia e marrjes në konsideratë të sëmundjeve pandemike, edhe kur hetohen vdekjet misterioze të figurave të mëdha historike, ?në vend se të imagjinohen ngjarje të jashtëzakonshme dhe specifike?./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.focus.it/cultura/storia/di-cosa-mori-davvero-gengis-khan

Lajmet e fundit nga