Connect with Us

Nga Ilir Levonja/ Shqipëria në fushatën e korrjeve dhe shirjes

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Shqipëria në fushatën e korrjeve dhe shirjes

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja/ Koliqi dhe Camaj do qeshinin po të ishin gjallë

Nga mbrëmja e 14 shkurtit kur KQZ e Prishtinës nxorri Vetëvendosjen si fituese e zgjedhjeve të parakohëshme, shtypi i Tiranës ka vetëm një emër për debat, atë të Albin Kurtit.

I mëshojnë jo rastësisht. Gati të besosh se ky person është rrezik jo për Kosovën, por edhe Shqipërinë. Prek çështje tabu. Madje sot i kujtonin edhe Enverin. Megjithëse në një mënyrë apo tjetër, kur Rama krahasohet me Enverin, me rubrika gju më gju me popullin, apo se kush është kafsha politike etj. Mbi jetëgjatësinë e pushtetit dhe arsyet bajate për mandatin e tretë, këtë rrezik nuk e shohin. Ka një panik social majtist analistësh, plot parashikime mbi fenomenin i cili do të jetë një dështim për Dardaninë. Albini dhe Vetëvendosja do jenë një katastrofë. Madje në internet qarkullon me tendencë ideja e bashkimit kombëtar. Kjo me frikën se çfarë do të thotë Europa? A do të na lejojë Bota neve të bashkohemi? Apo Albini e bën këtë për të rritur imazhin e tij. Si është e mundur të ketë ide të çmendura për bashkimin e shqiptarëve. Megjithëse ishin po këta që shqyen ekranet vetëm për një deklaratë midis dy shefave të së njëjtës mitër majtiste, koshash basketbolli, kur Rama në nëntorin e 2014-ës i tha Vuçiçit se Kosova është një realitet i pakthyeshëm.

Nga ana tjetër ka një nënqeshje me deklaratën e Kurtit, atë që vërtetë ishin referendum zgjedhjet e 14 shkurtit? Thua se e do Kosovën më shumë Edi Rama i nomeklaturës së Enver Hoxhës, se sa Albin Kurti, një ish i burgosuri politik i Serbisë për të drejtat civile dhe kombëtare të shqiptarëve aty. Ajo që të vjen menjëherë si ndjesi e ligësht është një pyetje me konstatim të dyshimtë? A duan shqiptarët të bashkohen? Po politika e Tiranës a e dëshiron bashkimin kombëtar? Shefat aktual, a e konceptojnë të ardhmen e popullit të tyre nën një çati? Se nuk jemi popuj të formuar, jemi një. Kam përshtypjen se shqiptarët mëdyshen ose janë të paqartë. Kurse politika aktuale e them pa hezitim që nuk e do unifikimin kombëtar. Dhe kjo është më se e kuptueshme sidomos kur një politikan nuk di të tërhiqet. Më 2015 Edi Rama i pohonte një stacioni turk atë që një politikan duhet të njohi limitet. Se ai kishte hyrë në politikë rastësisht, se politika i kishte rënë në kokë etj., por prapë politikani duhet të njohi limitet.

Sot për ‘të nuk ka më të tilla. Ka në pushtet që nga viti 1998 dhe kërkon një mandat të tretë. Tani verifikojeni vetë se kush është një rrezik aktual, një opozitar njëzetëvjeçar apo një shtetar 23 vjeçar? Ja përse zhurma rreth emrit të Albinit nuk është e rastësishme, por e qëllimshme. E ideuar për të zhvendosur vëmendjen nga fakte të tilla si pushteti pa limit por edhe proçesizgjedhor 100% perëndimor. Dhe kjo ka rrënjë historie. Shqiptarët në vendin amë e kanë humbur sensin e civilit autokton të pavarur, janë vendosur në rresht për të votuar. Nuk janë adhurues të proçesit, por të njëshave. Dhe kjo i kënaq sedrën Edi Ramës dhe sojit të tij. Madje nuk e kanë për gajle ta suportojnë njëshin në krim. Kanë votuar kolektivisht me aheng. Ata në Shqipërinë e epërme e kanë refuzuar masivisht votën e regjimit. Madje në vendin amë zgjedhjet nuk janë zgjedhje, por vjedhje e mirëfilltë.

LEXO EDHE:  Ringritja e Gjykatës Kushtetuese thellon krizën

Mund t’i blesh me ca pako makaronash e mielli, me ca konserva mishi e peshku. Në vendin amë zgjedhjet mund të mburresh që i vjedh. Sado përgjime të dalin nuk burgoset asnjë nga shefat. Madje madje, e quajnë arritje. Flasin në emër të popullit. Ndonjë komisioner edhe mundet ta dënojnë. Ndonjë nga ata që ka shkuar aty për një bonus financiar, për ndonjë premtim për një vend punë për të birin a vajzën. Pra në vend që të merren me proçesin, standartet e tia, nxjerrjen në kohë rekord të rezultatit etj., merren me Albinin. Albini ka qënë opizatar, jo pushtetar. Erdhi së fundi me votë në pushtet. Po punoi mirë do e mbylli mandatin, po nuk punojë do hapi krahun. Dhe po nuk e bëri vetë, do ia plasi në kokë vota. Kaq…! Pra mos shihni Albinin si rrezik, mos u merrni me ‘të. Rreziku është në Tiranë tek proçesi zgjedhor përjetësisht i kontestuar.

Rezultate që duan muaj të dalin. Janë sojet si Edi Rama që kërkon mandatin e tretë me preteksin se do fusi shqiptarët nëpër shtëpi. Ai që dikur i fliste shqiptarëve nga Anadolli për limitet e politikanit. Shqipëria vazhdon, të përmbytet, megjithatë për ironi ujin e merr me orar akoma. Shqipëria vazhdon të përmbytet megjithëse është vend gjoja numër një për rezervat hidrike në prodhimin e energjisë elektrike, por dritat i ndërpriten akoma. Ndërkohë që një qeveritar bullist ka zëvendësuar çdo poç llambe me propogandën e tij. Sot Shqipëria i ngjan një kohe me hori altoporlantë fushatash korrje shirjesh se sa një vendi perëndimor. Madje me fondet e botës shpërndan çelsa shtëpish. E ha malli, nuk mund të kthehet dot në familje, duhet të sistemoj të pastrehët etj. Nga ana tjetër qe i fundit që e uroi Albinin dhe as nuk e përmendi fare proçesin zgjedhor civili deri tek dorëheqja a vota e emigrantit. Shkurt, legeni bërtet kapni legenin!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Shqipëria në prag të suksesit historik

Publikuar

-

Nga

Nga Spartak Ngjela/ Shqipëria në prag të suksesit historik

Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të pritur në dy shekuj, gjatë një tmerri antishqiptar, që nga viti 1820. Kjo kuptohet edhe nga shqetësimi iracional edhe i serbëve, por edhe i rusëve. Politika ruse dhe ajo serbe, janë me korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, në një kohë kur, ky korrupsion, po shkon drejt likuidimit.

l.

Historia e së tashmes historike të çdo shteti apo çdo shoqërie analizohet gjithmonë duke u mbështetur në aspektet më të rëndësishëm të gjendjes, si aktualitet.

Këto aspekte janë të rëndësishëm atëhetë kur lidhen me njëri – tjetrin dhe mbajnë brenda kësaj lidhjeje thelbin e historisë së segmentit kohor aktual.

Duke i qëndruar këtij koncepti historik, në historinë e sotme të Shqipërisë, ne gjejmë katër aspekte qëndrorë që lidhen me njëri-tjetrin dhe mbajnë të fokusuar brenda vetes, historinë e momentit aktual.

Katër aspekte kryesorë të historisë së Shqipërisë se sotme janë:

Fitorja e çiftit të pakorruptuar e patriot në Kosovë, Kurti-Osmani.

Tensioni iracional i presidentit të Serbisë nga përbuzja e re e politikës amerikane kundrejt Serbisë.

Amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.

Zgjedhjet e 25 prillit.

ll.

Në këta katër aspekte kuptohet se po qëndron politika e re Amerikane. Janë dy nga aspektet e më sipërm që tregojnë presionin amerikan kundër Serbisë dhe,   edhe trajtimin e Serbisë nga amerikanët njëlloj si për Gjermaninë naziste të pasluftës së Dytë Botërore.

Në këtë rrjedhë vijnë dhe bashkohen të katër aspektet e mësipërm, sepse patriotizmi i bashkimit kombëtar në politikën Kurti-Osmani, dhe amullia e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë, do të vijnë e do të përplasen me diskreditim në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Shumë mirë. Por brenda këtij trajtimi shihet qartë se gjithçka po vihet brenda idesë se, interesi amerikan në Ballkanin Petëndimor, është i përqendruar te riafirmimi historik i shqiptarëve si mbajtësit e epiqendrës së historisë së Ballkanit Perëndimor. Në fakt, kjo është risia që po sjell koha jonë, duke filluar që nga lufta për çlirimin e Kosovës. Por kjo ka krijuar dhe gjendjen acaruese të politikës serbe, dhe frikën që po shihet në sjelljen e të gjithë politikanëve ekstremistë të Serbisë.

LEXO EDHE:  Ringritja e Gjykatës Kushtetuese thellon krizën

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Rama: Nuk i numërojmë testet që bëhen në privat

Në fakt, këta po i tremb rishkrimi real i historisë në rrjedhën Iliri-Arbëri-Shqipëri.

Prandaj kuptohet se është pikërisht kjo që po e hedh në veprim të gjithë egërsinë serbe, por, edhe atë ruse. Këta gjithë tension nervor, rëndom po përmendin Shqipërinë e Madhe, a thua se krijimi i kësaj Shqipërie është pushtim. (!)

Kjo tregon se turpi i tyre historik po vijon si në 100 vjet: serbët, bashkimin e shqiptarëve të pushtuar prej tyre e quajnë një vepër “kriminale”, sepse Shqipëria bëhet një shtet i madh. Kuptohet se ky është një devijim që del jashtë arsyes normale, sepse ideja e tyre është kjo: meqë shqiptarët e bashkuar formojnë një Shqipëri të Madhe, ata nuk duhet të bashkohen kurrë. Por, këta hajvanë historikë nuk na thonë: pse nuk paskan të drejtë shqiptarët të krijojnë një Shqipëri ku do të bashkohen të gjithë shqiptarët? Nuk e thonë dot, se dalin qesharakë.

Por, sot këta po i tremb studimi i thellë i gjuhës shqipe në rrafsh akademik, i cili për serbët vërteton se janë të ardhur në Ballkan; kurse për shqiptarët vërteton që janë po ata, në rrjedhën mbi dymijë-vjeçare ilirë-arbër-shqiptarë.

Por, na duhet të theksojmë se, sidomos, ajo që i fundos në marrëzi serbët e sotëm, është fakti që po kuptohet se politika amerikane është për Shqipërinë natyrore, sipas hartës që ka paraqitur në Konferencën e Londrës ministri i jashtëm i Austro-Hungarinsë, Berthold, në vitin 1912.

Ja, kjo është situata, prandaj edhe shqiptatët duhet të jenë të vëmendshëm, dhe, në këtë kohë, likuidimi i korrupsionit, në Shqipëri dhe në Kosovë, duhet kuptuar se është domosdoshmëri historike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Lum partitë për këtë popull që kanë!

Publikuar

-

Nga

Lum partitë për këtë popull që kanë!

Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri më duket.

Bëra një postim, me një sens humori, duke shfrytëzuar një foto të kryeministrit, nga arkivi. “Rama duke kërkuar deputetë të rinj” – ishte thelbi i postimit tim.

Dhe njerëzia që e lexoi këtë postim lëshohen duke sharë ca Ramën, ca Berishën(që është më i vjetër se kjo zonja në foto), e ca mua që kritikoj Ramën, por jo Bashën.

Po si është e mundor që jemi kaq thellësisht të indoktrinuar, sa mendojmë se edhe një ironizim apo humor shkakton reagime agresive të njerëzve, të cilët janë gati të hanë njëri-tjetrin, pse mendojnë se u ke sharë partinë apo udhëheqësin.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Rama: Nuk i numërojmë testet që bëhen në privat

LEXO EDHE:  Firmosi marrëveshjen e detit në 2009-ën/ Ish-ministrja greke përballë Ramës: U mërzita kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese!

Po qeshni more derdimenë, qeshni ndonjëhere edhe me partinë tuaj. Atë se gjen gjë, ndërsa juve bën mirë, ju çliron ankthin.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ A di gjë ku kandidon ish presidenti Moisiu?

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja/ A di gjë ku kandidon ish presidenti Moisiu?

Në fushatën e 2013-ës gjithë makineria elektorale e Edi Ramës ishte karshi një gjyshi. Ky ishte Sali Berisha. Gjyshi me jelek antiplumb. Askush nuk të sillte një program të mirëfilltë ekonomik ku të zbërtheheshin firot e qeverisë së kohës dhe avantazhet e atyre që po kërkonin pushtetit.

Por gjithçka sfidohej me një gjysh kamorrist që lëvizte lart e poshtë me jelek antiplumb. Madje sfida shkoi deri studiove ku do të provohej fakti nëse vërtet Sali Berisha lëvizte me jelek antiplumb apo jo? Kaq shumë ishin magjepsur shqiptarët pas këtij fakti sa të tjerat ishin kot fare. Nu kishte asnjë rëndësi se si do u përmisohej ekonomia apo se si do të minimizohej informaliteti në mënyrë të atillë që vendi të futej në shina në rrugën drejtë Unionit Europian.

Një gjysh me antiplumb ishte kthyer në një gogol që do e kthente botën shqiptare në kazan të plehrave dhe riciklimit. Që po pengonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës, eksodin e të tjera. Nuk flisje dot me një shok socialist se menjëherë gjyshi, gjyshi etj. Dhe ta mendosh që në 2013-ën pas plot 8 vjet qeverisje, Sali Berisha nuk ishte më shumë se 69 vjeç. Sot antigjyshërit kanë nisur një fushatë vulgare se po afrojnë vlerat duke u dhënë shqiptarëve kandidatë 80 vjeçarë. Dhe shqiptarët presin të rifreskohen me botëkuptim a arsim perëndimor, megjithëse hapen zorrësh me një gjak puro shqiptar (Alba Kokalari) e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian. Madje kësaj fushate vulgare ia nxjerrin vetë bojën kur deklarojnë se po largohen nga politika për shkak që t’u hapin rrugën të rinjëve.

LEXO EDHE:  Replikë me Mero Bazen/ Rama dhe politika, përtej bamirësisë

LEXO EDHE:  Padia për shpifje/ Paloka: Tabulatet do tregojnë lidhjet e Ramës me krimin

Referuar kulmit të numrave në rritje të vdekshmërisë, dështimit total me pandeminë, ku spitalet u kthyen në vatra të depresionit dhe vetvrasjeve, kur nuk kanë arritur të vaksinojnë as 0,01% të popullatës, antigjyshërit të ofrojnë si shembull suksesi një gjyshe parukerie. Referuar kulmit të numrave të të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, antigjyshërit të ofrojnë një stërgjyshe si shëmbull suksesi. Pika hapjen e rrugës suaj karshi të rinjëve. Nuk e di nga bëhet Alfred Moisiu, por ofrojeni edhe atë. Se kushedi vjen edhe ai me ide të reja. Studentëve jepuni dërrmën, tregojuni ambasadat, portet apo aeroportet. Shpejt do keni kështu një Shqipëri të denjë europiane të antigjyshërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve.

LEXO TE PLOTE