Connect with Us

Meta pi raki dhe bën fushatë për LSI në “skutat” e Vlorës/ A do të veprojë SPAK dhe KQZ

Aktualitet

Meta pi raki dhe bën fushatë për LSI në “skutat” e Vlorës/ A do të veprojë SPAK dhe KQZ

Publikuar

-

Meta pi raki dhe bën fushatë për LSI në “skutat” e Vlorës/ A do të veprojë SPAK dhe KQZ

Gazeta “Tema” një ditë më parë publikoi një video në të cilën shihet me zë dhe figurë as më pak dhe as më shumë por Presidenti i Republikës Ilir Meta duke bërë fushatë në praninë e 30 personave.

Diskutohej me të mdhe për “referendumin e 25 prillit” siç i pëlqen ta quajë Ilir Meta ditën e zgjedhjeve, por dhe një referendum tjetër më pas, për zgjedhjen e një presidenti mbarëshqiptar nga populli.

Duke “zbuluar” në këtë mënyrë dhe autorin e vërtetë të idesë së Kushtetutës së re, që deklaroi Lulzim Basha dy ditë më parë, sipas të cilit do ta bënte me ardhjen në pushtet. Dhe që shefi i departamentit juridik të PD, Çlirim Gjata saktësoi dhe pikat që do ndryshohen mes të tjerave, për të zgjedhur presidentin direkt nga populli.

Teksa Meta vërtitej nën avujt e rakisë së fortë të Vranishtit të Vlorës, duke e shoqëruar me mish keci të pjekur, dëgjonte një nga të pranishmit në krah të tij që zotohej se tërë shpenzimet e referendumit do mbuloheshin me paratë e tij. Zotim i madhe, çka tregon se ky njeri ka lekë.

Meta e mbështeti atë, duke deklaruar se nuk duhet të ketë askush frikë nga kjo qeveri, ndërsa vijoi më pas të konsumonte raki e mish në tavolinën kryesore të mbushur plot me të pranishëm. Mes të cilëve kishte dhe njerëz që vinin nga bota e krimit.

“Kjo video eshte bere ne nje lokal ne Vranisht para pak diteve. Presidenti shkoi atje per te ngrene nja dy kecer i rrethuar nga ca kecer qe duan ta bejne president te Shqiperise se Madhe.

Meta ka dalë para disa ditësh të bëjë fushatë për LSI-në në Vranishtë të Vlorës, duke shkelur çdo masë kundër Covid, dhe duke ia shtruar me mish e raki.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, në krah ka pasur personazhe të dyshimtë.

LEXO EDHE:  Asgjësohen 500 rrënjë kanabis në Vlorë

Njeri prej tyre eshte ne krahun e djathte te Metes dhe quhet Bardhosh Micaj. Ky, ne zgjedhjet e parafundit lokale ishte mbeshtetesi Nr 1 i Fred Bejlerit.

Eshte i filmuar bashke me te ne nje aktivitet te “Agimit te Arte” ne Athine, parti jashtë ligjit në Greqi kjo tashmë, dhe ne prag te zgjedhjeve kontigjentit te PD ne Vranisht ju shperndau nga 50 euro pasi po te fitonte Bejleri, djali i Bardhoshit do behej zv.kryetar i Bashkise se Himares.

Sa turp per nje president qe ne njeren ane atakon Ramen per shitje te detit dhe vet ulet me perfaqesues te Agimit te Arte ne Vranisht, qe nuk jane vetem llumi i Vranishtit, por i gjithe Lumit te Vlores”, shkruan personi që dërgoi videon në gazetën “TemA”!

Vetëvetiu të lind pyetja, nëse i gjurmon drejtësia, më saktë SPAK, këto takime në skuta të Presidentit të Republikës me njerëz të dyshimtë, a shoqërohet nga Garda apo lëviz me makina private dhe kush e financon lëvizjen e Metës në këto zgëqe për të bërë fushatë për LSI?!

Për më tepër, pse KQZ s’ka ende një vendim për gjobitjen e Ilir Metës që ka dalë në fushatë për LSI, duke takuar në ambiente të mbyllura njerëz pa maska, duke filluar nga vetë ai i pari.

Jo se do të ndikonte dopak në pakësimin e pasurisë së Metës me këtë gjobë 50 milionë lekëshe, por do të vepronte me të njejtin standard si me politikanët e tjerë. Fakti është me zë dhe figurë, vetëm pak vullnet mungon. Ndoshta dhe mund të jenë duke përgatitur letrat! /Gazeta”Tema”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një sërë detajesh të reja lidhur me ngjarjen në Elbasan dhe autorin e atentatit Arbër Paplekaj.

Në një intervistë për ABC, Hoxha tha se autori ka qenë pjesë e sigurisë në ambasadën amerikane, por ishte larguar nga aty dhe më pas kishte shërbyer si truprojë i një biznesmeni.

Sipas gazetarit, Papkolaj është përfshirë në fushatën e PD në Elbasan dhe në mbrojtje të Gazmend Bardhit pasi dihet që në këtë qytet PS ka një mbështetje të madhe.

Sa i takon armës së krimit, Artan Hoxha tha se ishte me leje.

Kemi tre palë të dëmtuara, viktima, PD dhe policia e Shtetit.  Ai ka qenë në Afganistan si pjesë e Policisë.

Arbër Paplekaj është një nga policët më të mirë që ka pasur RENEA është me origjinë nga tropoja dhe baba i katër fëmijëve. Ka qenë dy herë efektiv i RENEAS, para se të shkëputej ka qenë për dy vjet pjesë e sigurisë, shoqërues i ambasadës amerikane.

Tre muaj më parë është larguar nga ambasada e SHBA dhe ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni. Më pas iu kërkua të ishte mbështetës i Bardhit. Bardhi nuk ka truproja nga garda. Në Elbasan qarkullonte fjala që ai do ishte ministër i Brendshëm i ardhshë. Janë marrë njerës të tillë sepse këta janë me armë me leje”, tha Artan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga vrasja qe tronditi Elbasanin ditën e sotme.

Hoxha tha se një orë e pak para ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit qytetarë kanë njoftur se tre furgona të dyshimë po lëviznin në qytet.

Sipas tij, kjo që ndodhi sot është fatura e prerë nga klasa politike që duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

“Kjo pamje për mua është fatura që po e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe kjo faturë është prerë nga kjo klasë politike.

Kjo është masakra që i ka përgjakur zgjedhjet e 25 prillit.  Zoti ka dash që kemi vetëm 4 të plagosur.

Sot në orët e para të paraditës drejtoria e Elbasanit është njoftuar nga qytetarë, për tre furgona, që po lëviznin me njerëz që nuk flasin me dialektin e Elbasani dhe janë njerëz të armatosur. Nuk dihej nëse kishim të bënim me civilë, apo grup kriminal. Kjo ka ndodur një orë e disa më shumë para ngjarjes. Ky është njoftimi që i ka shkuar policisë. Është paralajmëruar”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO EDHE:  Rama i rikthehet “tepsisë”/Do ta çojmë për skrap! Një mesazh të fortë LSI

LEXO EDHE:  “Presion dhe shantazh anëtares së Gjykatës Kushtetuese”/ Meta akuza të forta Xhafajt

 

LEXO TE PLOTE