Connect with Us

Mali i Zi, sulmohet me gurë autobusi me qytetarë nga Kosova

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, sulmohet me gurë autobusi me qytetarë nga Kosova

Publikuar

-

Mali i Zi, sulmohet me gurë autobusi me qytetarë nga Kosova

Të mërkurën në mbrëmje, në aksin rrugor Berane-Podgoricë u sulmua me gurë në qytetin verior të Malit të Zi, Berane, autobusi me udhëtarë nga Kosova, të cilët po udhëtonin drejt një qendre për ski që ndodhet në këtë vend.

Policia malazeze nuk dha asnjë njoftim për ngjarjen në fjalë, ndërkaq lajmin e kanë bërë të ditur disa nga mediat në Mal të Zi.

Televizioni publik i Malit të Zi njoftoi se në Berane është sulmuar me gurë autobusi i Agjencisë “Gjafa tours” dhe se policia është duke u marrë me rastin. Nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar.

Ndërkaq, të enjten Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, dega në Berane ka dënuan aktin vandal. Në një njoftim të saj thuhet se incidente të tilla shkaktohen nga individë ose grupe të papërgjegjshme, të frymëzuar nga nacionalizmi i çmendur.

“Kjo ngjarje dërgoi një mesazh shumë të shëmtuar nga qyteti ynë për turistët që vizitojnë Malin e Zi. Përpjekjet e qeverisë së mëparshme për të vlerësuar potencialet e Bjelasica dhe për ta bërë atë një qendër rajonale për ski po përpiqen të shemben me aktet që ndodhën natën e kaluar në Berane”, thuhet në njoftim.

Kjo parti i bëri thirrje autoriteteve malazeze që të gjejnë autorët e krimit dhe të mbrojnë sigurinë e qytetarëve.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të eliminuar fenomene të tilla primitive, prandaj u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të gjejnë autorët e krimit dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Ne gjithashtu kërkojmë nga qeveria aktuale të mbrojë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë turistëve që qëndrojnë ose vizitojnë Malin e Zi”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Gjukanoviq.

LEXO EDHE:  “Jemi në kohë”/ Pipero: Virusi qarkullon ende, mos humbni vigjilencën

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka dënuar ashpër incidentin në Berane të Malit të Zi. Zonja Stublla vuri në dukje se ky incident ka mbjellë frikë për qarkullimin e lirë të qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe se Kosova nuk do ta lejojë minimin e drejtimit euro-atlantik të rajonit, nga këto incidente të mbjella nga lufta hibride kundër anëtarëve dhe aleatëve të NATO-s në rajon.

“Si rajon ne jemi përcaktuar për integrim euro-atlantik dhe Kosova nuk do të lejojë asnjë zbrazëti për minim të kësaj përpjekjeje nga lufta hibride që po bëhet ndaj shteteve anëtare dhe aleatëve të NATO-s në Ballkanin Perendimor”, tha zonja Haradinaj-Stublla.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar nga autoritetet malazeze sqarim të plotë të këtij incidenti, i cili nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë e rrugës pa kthim të të shteteve për integrim euro-atlantik.

Ambasada e Kosovës në Podgoricë, përmes një note verbale drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ka kërkuar shpjegim në lidhje me incidentin në Berane./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Arsimimi në Maqedoni/ Nxënësit ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Arsimimi në Maqedoni/ Nxënësit ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit.

Prandaj, në këtë njësi mësimore theksohet nevoja e marrjes së masave për të kthyer natalitetin në suaza normale apo të stimulohet nataliteti te maqedonasit, meqë siç thuhet, shpërpjesëtimi me grupet tjera etnike ka pasoja negative në planin politik, ekonomik dhe social.

Përmbajtje të tilla fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë libra shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut. Ato janë denoncuar në vazhdimësi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit, përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete. Libri i Sociologjisë, me përmbajtje të tillë, është në përdorim që nga viti 2002.

Nga Ministria e Arsimit, e cila drejtohet nga Milla Carevska, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se “gabimet do të përmirësohen në kudër të planit për reformën e plotë të sistemit arsimor, që parasheh sigurimin e teksteve cilësore në arsimin fillor dhe të mesëm”. Pjesë nga libri i Sociologjisë me të cilën mësojnë nxënësit e vitit të dytë në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, ku flitet për shqiptarët.

Pjesë nga libri i Sociologjisë me të cilën mësojnë nxënësit e vitit të dytë në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, ku flitet për shqiptarët. Me dikasterin e Arsimit që nga viti 2002 kanë udhëhequr pesë ministra shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm për të komentuar gjendjen me tekstet mësimore. Gjatë mandateve të tyre, nuk kanë munguar premtimet dhe madje për këtë qëllim ishin formuar edhe komisione, por deri më tani nuk ka pasur asnjë epilog konkret, ndërkohë që tekstet me përmbajtje fyese e gabime tjera të shumta, vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit mësimor. Liman Aliu, mësimdhënës i Sociologjisë, thotë se ka qenë nxënës kur është përballur me fyerjet e rënda në këtë libër shkollor dhe tani si mësimdhënës thotë se mundohet që t’ua sqarojë nxënësve për shtrembërimet historike e fyerjet që u bëhen shqiptarëve. Ai pranon se faji për këtë u takon të gjithëve.

LEXO EDHE:  Deputeti serb thirrje për luftë kundër Malit të Zi

LEXO EDHE:  “Qytetarët të vetëmbrohen”/ Ekspertja e Task Forcës anti-Covid në PD: Qeveria është dorëzuar!

“Unë kam mbajtur mësim me nxënësit, por atyre ua kam sqaruar se ka shtrembërim të fakteve dhe për këtë dëshmitarë janë vetë nxënësit. Unë shumë kam qenë i emocionuar dhe i prekur nga ajo që përmban ky libër dhe sa herë që mbërrij në këtë njësi mësimore, mundohem t’ua sqaroj nxënësve, t’i ndërgjegjësojë ata apo t’ua sqaroj se çfarë mendojnë qarqet akademike maqedonase për shqiptarët”, thotë Aliu. Xheladin Murati, profesor i Pedagogjisë thotë se kjo që ndodh me tekstet shkollore është kulmi i fyerjeve që i bëhen shqiptarëve, ndërsa përgjegjësinë thotë se fillimisht duhet kërkuar te shërbimi pedagogjik, autorët, recensentët, përkthyesit dhe lektorët e më pas edhe te Ministria e Arsimit.

“Ministria e Arsimit bartë përgjegjësi, por përgjegjësia më e madhe bie mbi shërbimin pedagogjik që merret me botimin e teksteve. Dhe, kjo nënkupton se ministri nuk i lexon librat, por ai duhet të informohet nga shërbimet pedagogjike. Pra, kompleksi është më i gjerë sepse përgjegjësia për gabimet, ato historike, kombëtare, për çështjet sociale, për aspektet gjuhësore të tekstit, për përkthimin me gabime të tekstit.. në radhë të parë fajtorë janë autorët, pastaj recensentët të cilët e kanë lejuar përdorimin e tij me të gjitha të metat që i posedon”, thotë Murati./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë/ 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19, nëntë qytetarë, ku tre prej të cilëve në Prishtinë.  Lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar 727 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive./CNA/al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masat e shtrënguara nga Covid-19 në Kosovë/ Mbi 13 mijë qytetarë dynden drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm mbi 13 mijë qytetarë Kosovarë kaluan kufirin Vërmicë-Morinë, për të kaluar fundjavën në shtetin shqiptar, shumica prej tyre pranë bregdetit.

Qytetarët janë ndikuar janë ndikuar edhe nga masat e reja shtrënguese që vendosi Kosova kundër përhapjes së Covid-19.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE