Kombëtare
Leja e veçantë nga qeveria, ja ku do të zhvillohet përballja Shqipëri-Angli

U aludua se mund të kishte një spostim për sa i përket stadiumit ku do të zhvillohet sfidës Shqipëri-Angli, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, por tashmë duket gjithçka e konfirmuar. Ky takim do të zhvillohet më 28 mars në “Air Albania”.
Mediat britanike bëjnë me dije se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar në vendin tonë me gjithë bllokimin e linjave që nga 22 dhjetori.
Kujtojmë që gjithë kjo situatë kaotike është shkaktuar për shkak të Koronavirusit që po bën kërdinë në të gjithë botën. Së fundmi ndryshoi edhe internerari për sa i përket ndeshjeve të Champions-it, ku skuadrat angleze u detyruan të përballeshin me kundërshtarët e tyre në fusha neutrale.
Lajme të Rekomanduara:

E BUJSHME/ PSG-ja “piketon” futbollistin e Kombëtares shqiptare
Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo tashmë është e sigurt, teksa është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i...

“Gati për Anglinë”/ Mbërrin sistemi i ndriçimit me llampa të posaçme në “Air Albania”
Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një fazë...