LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kohë të turbullta për Strakoshën/ Shqiptarit i kërkojnë testin e ADN-së

18 Shkurt 2021, 16:44, Sport CNA
Kohë të turbullta për Strakoshën/ Shqiptarit i

Kohë të turbullta për Thomas Strakoshën. Portieri i përfaqësueses shqiptare, vazhdon të jetë në epiqendër të vëmendjes e për fat të keq, jo për lajme shumë të mira. Lojtari ka përfunduar në stol e tribunë si për shkak të paraqitjeve të Reinas, ashtu edhe për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që po vuan në këtë sezon të çuditshëm.

Por tashmë emri i tij qarkullon gjerësisht në Itali edhe për shkak të periudhës kur ai ishte i infektuar me COVID-19. Strakosha qëndroi për rreth një muaj jashtë fushave të lojës, pasi në testet e UEFA-s rezultonte pozitiv e në ato të Lacios për kampionatit italian ishte negativ. Kjo ishte një situatë e paqartë që ndikoi te futbollisti, por edhe te klubi, i cili akuzohet tashmë se ka thyer protokollet e sigurisë duke marrë në stërvitje e stadium lojtarë të infektuar.

Mendohet se janë manipuluar rezultatet e tamponëve të kryer në laboratorin e Avelinos dhe Prokuroria e këtij qyteti ka hapur hetim për të kuptar se pse rezultatet nga kjo qendër dilnin negative ndërsa në testet që kryente UEFA në laboaroar tjetër dilnin pozitive. Kështu, është kërkuar që për Strakoshën, Leivan dhe Imobilen, të bëhet testi i ADN-së, për të vërtetuar që testet e regjistruar në laborator, i përkasin atyre. Kështu, të paktën faji do të bjerë mbi laboratorin, pasi në të kundërt, nëse rezulton se klubi ka çuar teste të personave të tjerë, atëherë bëhet fjalë për akt kriminal që mund të ketë pasoja të rënda jo thjesht sportive.

Lajmet e fundit nga