Kombëtare
Granit Xhaka nuk përmbahet, mesfushori shqiptar përleshet keq në dhomat e zhveshjes me shokun e skuadrës

Situatë kaotike te Bazeli, pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Zvicrës, ku ekipi më i titullar i vendit, u mposht me rezultatin 6-2 nga skuadra e Uinterthurit që militon një kategori më poshtë. Kjo disfatë e hidhur e ka acaruar tej mase mesfushorin e Kombëtares, Taulant Xhaka.
Shqiptari, i cili nuk është i disponueshëm, për shkak të një dëmtimi në gju, duke humbur sezonin, sipas asaj që zbulojnë mediat zviceriane, është futur në dhomat e zhveshjes në përfundimin e ndeshjes, dhe ka pasur një përleshje fizike me shokun e skuadrës Tim Klose. U desh ndërhyja e shokëve të tjerë dhe pjestarëve të stafit që situata të qetësohej.
Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se në ndeshjen e djeshme që përfundoi me rezultatin 6-2, katër prej 8 golave u realizuar nga futbollistë shqiptarë, Samir Ramizi (dopietë) dhe Gëzim Pepsi realizuan për vendasit e Uinterthurit, ndërkohë që Pajtim Kasami shënoi për Bazelin.
Lajme të Rekomanduara:

E BUJSHME/ PSG-ja “piketon” futbollistin e Kombëtares shqiptare
Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo tashmë është e sigurt, teksa është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i...

“Gati për Anglinë”/ Mbërrin sistemi i ndriçimit me llampa të posaçme në “Air Albania”
Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një fazë...