LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e KLSH për kontrollin ndaj bashkive

18 Shkurt 2021, 16:11, Politikë CNA
Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e KLSH për kontrollin ndaj

Gjykata kushtetuese mori në shqyrtim sot në seancë plenare padinë e kontrollit të lartë të shtetit, i cili kërkon shfuqizimin e nenit në ligjin për financat e qeverisjes vendore, që detyron këtë institucion të auditojë 1 herë në vit 61 bashkitë e vendit.

Për ligjin e miratuar në vitin 2017, Kontrolli i Larte i Shtetit ka kërkuar më herët që zbatimi i këtij neni të pezullohej deri sa të shprehej me një vendim përfundimtar gjykata kushtetuese, e cila u bë funksionale vetëm në fund të dhjetorit të 2020-ës.

Pak ditë më parë kushtetuesja rrezoi një pjesë të ligjit për kompensimin e pronave, duke i dhënë të drejtë padisë së shoqatës pronësi me drejtësi./euronews

Lajmet e fundit nga