Connect with Us

FIFA publikon klasifikimin e parë të vitit 2021, ja ku renditet Shqipëria

Kombëtare

FIFA publikon klasifikimin e parë të vitit 2021, ja ku renditet Shqipëria

Publikuar

-

FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e parë të kombëtareve për vitin 2021.

Shqipëria nuk lëviz nga renditja e cila klasifikohet në vendin e 66 me 1360 pikë duke patur para saj Maqedoninë e Veriut dhe duke mbajtur poshtë vetes kombëtare si Bullgaria.

Vendin e parë të kësaj renditje vijon ta mbajë Belgjika, më pas renditet Franca ndërsa podiumin e mbyll Brazili. Në vendin e katërt klasifikohet Anglia më pas Portugalia, Spanja e gjashta, e shtata Argjentina, Uruguaji e teta, Meksika e nënta dhe “Top 10” e mbyll Italia.

Duke parë se Gjermania nuk ka kaluar një periudhë të mirë me kombëtaren e saj, renditet në vendin e 13.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Pata mundësinë ta trajnoja”, ndihmësi i Rejas me fjalë të mëdha për mbrojtësin e Kombëtares: Do na ndihmojë të rritemi me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Serxho Porini ka dhënë pak ditë më parë një intervistë për “TMW Radio”, ku ka folur ndër të tjera për rolin thelbësor të Gasperinit te Atalanta, si dhe për një nga mbrojtësit më të dalluar shqiptar në Itali. Ndihmës trajneri i Edi Rejas në Kombëtaren kuqezi është shprehur se e ndjek Ardian Ismajlin te Specia dhe nuk nguron të nxjerrë në pah aftësitë dhe cilësitë që lojtari shqiptar mbart.

“Unë kam idenë time, gjithmonë e kam thënë dhe e përsëris atë: Atalanta ia ka borxh gjithçka, ose pothuajse gjithçka, Gasperinit. Ai është thelbësor. Të gjithë mund të ndryshojnë, dhe ne e kuptuam atë me Gomez, por Gasperini është ai që jep kontribut dhe ide për të gjithë. Unë nuk mund të shpjegoj ndryshe se kushdo që ka kaluar atje ka kryer paraqitje të çmendura. Është ai që i bën të gjithë të performojnë në mënyrën më të mirë. Në çështjen Papu, klubi ka zgjedhur të preferojë figurën e tij.

A e ndjek Ismajlin? Ne jemi gjithmonë në kërkim të talenteve të reja premtuese për të ardhmen, që mund të na ndihmojnë të rritemi me ekipin kombëtar shqiptar. Unë pata mundësinë ta trajnoj dhe ta shoh drejtpërdrejt. Ai ka forcë fizike dhe eksplozivitet, është i fortë me kundërshtarin dhe në pritje është i vëmendshëm. Ismajli duhet të përmirësohet pak në ndërtim, por ne jemi shumë të lumtur. Me një trajner si Italiano ai do të rritet”, ka thënë Serxhi Porini.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Gjen “Bonuçin e ri”/ Juventusi do mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ramen Çepele përfundon në regjistrat e Juventusit. Së fundmi, mediat italiane kanë bërë me dije se bardhezinjtë kanë nisur që të kërkojnë informacione në zyrat e Hanoverit për të riun që prej pak muajsh është transferuar në Gjermani.

Nga sa bëhet me dije nga mediat pranë Serisë B italiane, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pikasur nga bardhezinjtë si një alternativë interesante për të ardhmen.

PLANI – Madje, Juventus ka edhe një plan në lidhje me 17-vjeçarin. Nga sa mësohet, ai menjëherë mund të blihet për të qenë nën urdhrat e bardhezinjve në verë nga ku më pas të mund të bashkohet me Juvetus U23, ku aktualisht është edhe Xhakomo Vrioni. Djaloshi do të kishte mundësinë që të rritej dhe fitonte eksperiencë.

Jo vetëm kaq, por pas blerjes së kartonit, Juventus mund edhe ta huazojë shqiptarin në Serinë B ku do të kishte mundësinë që të rritej dhe fitonte eksperiencë.

Bonuçi i ri – Pak ditë më parë, ishte “AS.Com” që në artikullin e saj e konsideronte Çepelen si Bonuçin e ri. Ramen Çepele është rritur në akademinë e Interit, por këtë verë, zikaltrit e lejuan shqiptarin që të transferohej në Gjermani.

Nën menaxhimin e kapitenit legjendar të Kombëtares, Altin Lala, mbrojtësi firmosi me akademinë e Hanoverit, nga ku është stërvitur disa herë edhe me skuadrën e parë dhe është në pritje të thirrjes nga ajo edhe për ndeshje zyrtare.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E BUJSHME/ PSG-ja “piketon” futbollistin e Kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo tashmë është e sigurt, teksa është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i lojtarit pak ditë më parë.

Në fund të sezonit, shkodrani mbyll aventurën me të kaltrit, për të vazhduar karrierën diku tjetër. Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares, teksa së fundmi në garë thuhet se është futur edhe PSG-ja. Sipas asaj që raporton “ ESPN”, klubi francez po studion disa lojtarë që iu përfundon kontrata në verë, për t’i afruar në skuadër, duke parë edhe periudhën e vështirë që po kalohet në aspektin financiar për shkak të COVID-19.

Në këtë situatë, drejtoi i PSG-së, Leonardo po ndjek me kujdes situatën e David Alaba të Bajernit, Xhorxhino Vajnaldum të Liverpulit, por edhe Elseid Hysajn, të cilët në verë dalin si lojtarë të lirë.

LEXO TE PLOTE