LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kemi litarin në fyt”/ Grida Duma takon përfaqësues të biznesit të vogël në Kavajë: Qeveria e re ka një plan të qartë

18 Shkurt 2021, 16:21, Politikë CNA
“E kemi litarin në fyt”/ Grida Duma takon përfaqësues

Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në këtë qytet.

Përfaqësuesit e biznesit i thanë Dumës se problemet janë të shumta, duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, ndërkohë që mungon vëmendja e pushtetit vendor për ti mbështetur.

?Kemi litarin në fyt?, ? i thanë Dumës përfaqësuesit e biznesit të cilët thonë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.

Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.

Për këtë, tha Duma, qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria.

Lajmet e fundit nga