LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dremitja e pasdites thelbësore për shëndetin tonë/ Çfarë thonë studiuesit

18 Shkurt 2021, 12:00, Lifestyle CNA
Dremitja e pasdites thelbësore për shëndetin tonë/

Sipas një studimi të ri, një gjumë i shkurtër pasditeve lidhet me një aftësi më të mirë mendore. Në të u vërejt një vetëdijësim i përmirësuar i vendndodhjes, rrjedhshmëri verbale dhe një kujtesë më e fortë tek pjesëmarrësit që dremisnin, përkundrejt atyre që nuk e bënin këtë.

Hulumtimi vëzhgoi zakonet e 2.214 personave të moshës 60 vjeç e lart në Kinë. Që të gjithë u pyetën se cilat ishin zakonet e tyre të dremitjes, dhe më pas iu dha të plotësonin një seri testesh për të matur lloje të ndryshme të aftësive njohëse, nga zgjidhja e problemeve deri tek përqendrimi.

Ndërsa gjatësia dhe frekuenca e gjumit të pasdites ndryshonte midis vullnetarëve që u morën në pyetje, analiza gjeti rezultate njohëse ?dukshëm më të larta? tek njerëzit që thanë se dremisin rregullisht për pak kohë rreth mesit të ditës.

?Disa studime kanë treguar se dremitja e pasdites, e forcon funksionin njohës tek të moshuarit. Nga ana tjetër, disa studime kanë treguar rezultate të kundërta?-shkruajnë studiuesit në studimin e tyre.

?Ky studim nxori në pah performancën më të lartë njohëse tek të moshuarit që dremisnin për disa minuta gjatë drekës, duke mbështetur studimet e mëparshme vëzhguese?-theksojnë ata. Disa studime mbështesin idenë se dremitja e ditës është e lidhur me një funksionim më të mirë të trurit, ndërsa studimet e tjera nuk e bëjnë këtë.

Dhe kjo është një enigmë për shkencëtarët, dhe për ne të tjerët që pyesim nëse duhet të punojmë për të krijuar zakonin e dremitjes apo jo. Në këtë rast, studiuesit sugjerojnë se dremitja mund të luajë një rol,pavarësisht nëse është apo jo e qëllimshme.

Në studim, dremitjet u përcaktuan të zgjasin më pak se 2 orë dhe më shumë se 5 minuta. Me gjithë kufizimet e studimit që nuk është i mjaftueshëm për të treguar shkakun dhe pasojën, por vetëm një lidhje studiuesit thonë se është një vëzhgim i dobishëm që tregon se se si dremitja mund të veprojë si një lloj ndërmjetësi midis shëndetit të dobët dhe përgjigjeve inflamatore të trupit.

Studimet e mëparshme kanë parë në detaje lidhjet midis gjumit dhe sistemit imunitar, ndërsa ka pasur sugjerime që dremitja mund të ketë edhe këtu një efekt. Është e rëndësishme të mos harrohet se shëndeti dhe mirëqenia shkojnë përtej funksionit njohës, ndaj duhen marrë parasysh shumë gjëra kur bëhet fjalë për të kuptuar nëse dremitja është në të vërtetë e mirë apo jo për ne.

?Kur shfaqet një sëmundje apo ndodh një dëmtim i qelizave, dremitja mund të ndihmojë në rregullimin e përgjigjes inflamatore?- shkruajnë studiuesit .Ky studim shqyrtoi gjithashtu nivelin e triglicerideve, një lloj yndyre që gjendet në gjak, tek pjesëmarrësit.

Rezultatet zbuluan se ata që dremisnin rregullisht, kishin nivele më të larta të këtyre lipideve sesa ata që nuk dremisnin. Kjo ndoshta pasi ata që bëjnë një jetë më sedentare, pra ulur, kanë më shumë gjasa të marrin një sy gjumë.

Ndërsa dremitja bëhet më e zakonshme kur njerëzit plaken, shkencëtarët nuk janë ende të sigurt nëse kjo lloj dremitjeje gjatë ditës, mund të ndihmojë në parandalimin e demencës dhe llojeve të tjera të rënies së aftësive njohëse, apo nëse është në fakt një simptomë e saj.

Tani për tani konsensusi duket të jetë në ekuilibër:dremitja është zakonisht e mirë për ne, dhe nuk ka asnjë dyshim se në përgjithësi, të fjeturit gjumë dhe të pushuarit mjaftueshëm është thelbësore për t?i mbajtur të shëndetshëm trupat tanë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga