LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA.al “zgjon” policinë/ Gjobitet Edmond Spaho

18 Shkurt 2021, 14:40, Aktualitet CNA
CNA.al “zgjon” policinë/ Gjobitet Edmond Spaho

Sot në mesditë CNA.al denoncoi ish deputetin demokrat Edmond Spaho, për takimet që ai zhvillon me qytetarët në kundërshtim me masat anti Covid.

Pas shkrimit të CNA.al Spaho është gjobitur me 50 milionë lekë pas takimeve me grumbullime personash. Gjithashtu policia ka gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë edhe pronarin e lokalit që lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

?Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik.

Njëkohësisht, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali, përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. S., kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, në zbatim të këtij akti, e kanë ndëshkuar shtetasin e mësipërm me masën administrative 5.000.000 lekë.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.?, njofton policia.

Policia e Korçës ?qorre?/ Spaho rrezikon jetën e njerëzve, askush nuk e gjobit

Lajmet e fundit nga