LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Altin Goxhaj i vendosur/ Të rrëzojmë Ramën, por jo për të bërë Bashën kryeministër

18 Shkurt 2021, 07:24, Politikë CNA
Altin Goxhaj i vendosur/ Të rrëzojmë Ramën, por jo për

Drejtuesi i Koalicionit qytetar për Shqipërinë, Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Goxhaj thekson se vota e tyre do të jetë votë për rrëzimin e Ramës, por jo për të bërë Bashën kryeministër. Mes të tjerash avokati Goxhaj shkruan se vota e tyre nuk do mbajë në asnjë rrethanë Ramën në pushtet, ndërsa nënvizon se Basha i dha çdo pushtet në tavolinë.

Pas Topallit, Patozit e lëvizjeve të tjera opozitare,  një forcë e re politike, antiestabilishmet deklaron se duhet bërë gjithçka për të rrëzuar Ramën pa Bashën kryeministër.

?Përgjigje publike ndaj një pyetje të zakonshme që na bëjnë si Koalicion:
Vota jonë sa herë të numërohet do jetë votë për rrëzimin e Ramës por jo për të bërë Bashën Kryeministër .
Por gjths, asnjëherë, në asnjë variacion apo formulë, vota jonë nuk do mbajë në asnjë rrethanë Ramën në pushtet.
Ramën e mbajti Lyli i Soros duke i dhënë çdo pushtet në tavolinë vetë me firmën e Lylit të Soros, që nga:
? drejtësia dhe prokuroria me 139 vota në 2016,
? Qeveria Rama2 (17 Maj 2017) dhe
? 61 bashkitë (pa u lodh hiç madje dhe pa ble vota, thjesht duke falsifiku proçesverbalet e pjesmarrjes)..
? Në 2020 i dha edhe KQZ dhe Kodin Zgjedhor duke eleminu në tavolinë edhe koalicionet që mund të sillnin bashkim votash..
? Madje Lyli i dha edhe dt e Zgjedhjeve në të ftohtin e Mars-Prillit nën terrorin e PLANdemisë që fushata të mos bëhej në Qershor madje në Korrik kur Dielli, temperatura ndihmojnë fushatën dhe reduktojnë frikën e njerëzve për të dalë nga shpia..
???????????
P.s.
Gjths kjo përgjigje nuk ishte për lulzimsat, se nuk humbas asnjë sekondë me u marr me badallej sps nuk jam psikiatër?, shkruan Goxhaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga