LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“800 firma mbështetëse brenda pak ditësh”/ Galdini prezanton kordinatorin politik për qarkun e Kukësit

18 Shkurt 2021, 08:49, Politikë CNA
“800 firma mbështetëse brenda pak ditësh”/ Galdini

Kryetari i partisë Lëvizja e Re (LRE) Arian Galdini ka prezantuar kordinatorin politik për qarkun e Kukësit, Asllan Hoxha.

Sipas galdinit, Asllan Hoxha këto ditë është shndërruar në heroin e vërtetë të LRE, pasi ndër të gjitha Qarqet, ai ia ka dalë mbanë të mbledhë 800 firma mbështetëse për Listën e Kandidatëve për Deputetë të LRE, vetëm në Qarkun e Kukësit.

?Asllan Hoxha, Kordinatori Politik i LRE për Qarkun e Kukësit, Kryetari i LRE për Kukësit dhe Udhëheqësi i Listës së Kandidatëve për Deputetë të LRE për Qarkun e Kukësit. Asllan Hoxha këto ditë është shndërruar në heroin e vërtetë të LRE, pasi ndër të gjitha Qarqet, ai ia ka dalë mbanë të mbledhë 800 firma mbështetëse për Listën e Kandidatëve për Deputetë të LRE, vetëm në Qarkun e Kukësit. Me 800 firma mbështetëse brenda pak ditësh, Asllan Hoxha është sot deputeti moral i Qarkut të Kukësit. Suksese e mbarësi Asllan Hoxha! Suksese Qarku i Kukësit! Fitore LRE! Ndize Zjarrin!?, shkruam Galdini në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga