LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zotohet Grida Duma/ Do nxjerrim Shqipërinë nga varfëria

17 Shkurt 2021, 14:40, Politikë CNA
Zotohet Grida Duma/ Do nxjerrim Shqipërinë nga varfëria

Drejtuesja politike e PD-së për Tiranën, Grida Duma, deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri janë nën influencën e parave të zeza.

Duma theksoi se grupet kriminale kanë influencë të madhe në komunitete të caktuara, aq sa mjafton një shikim i bosit të krimit për të trembur ata që janë të varfër e për të tjetërsuar votën.

?Kemi shumë hipokrizi në politikë dhe kaseta. Duhet të rrisim peshën e fjalës, sepse politikani ka fjalën të parën, në kuptimin e besimit nga njerëzit. Ka ndodhur në Kosovë që një e djathtë kalon në të majtë apo anasjelltas, kjo nuk ka sens. Paratë e zeza dhe grupet kriminale shfaqen te zona e varfëra.

Mjafton që i forti të shfaqet në komunitet dhe vota tjetërsohet, kjo është 33 përqind e Shqipërisë, kur vota ndahet me 4 a 5 pikë. Në Shqipëri ka varfëri ekstreme. Kemi plan ekonomik të mirfilltë për Shqipërinë. Do ta ruajmë votën se s?bën. Shqipëria është zhytur në baltë septike.  PD ka program për të nxjerrë vendin nga gjendja e mjerë?, tha Duma në “News 24”./CNA.al

Lajmet e fundit nga