LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Meta nuk pyet për Covid/ Fushatë për LSI me njerëz të “Agimit të Artë”

17 Shkurt 2021, 20:48, Politikë CNA
Video-Meta nuk pyet për Covid/ Fushatë për LSI me njerëz

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia që Ilir Meta e ngriti me shumë figura intelektuale, po shkon drejt humnerës, që kur frenat e kësaj partie i mori gruaja e tij, Monika.

Meta i frikësuar nga kjo situatë ka dalë vetë në terren ?i zhveshur nga kostumi i presidentit? dhe po bën fushatë që të shpëtojë nga falimenti partinë e tij.

Krahas kësaj, Kreu i Shtetit është shfaqur si atdhetar në media dhe ka ngritur alarm për Covid-19, ndërkohë që vetë ia shtron me dreka dhe darka.

Gazeta Tema ka publikuar një video të Metës në Vranisht, të cilën pretendon se ia ka dërguar një qytet dhe shkruan se presidenti ka bërë fushatë për LSI-në me një person që është pesë e Agimit të Artë.

?Kjo video është bërë në një lokal në Vranisht para pak ditëve. Presidenti shkoi atje për të ngrënë nja dy kecër i rrethuar nga ca kecër që duan ta bëjnë president të Shqipërisë së Madhe.

Ajo që të habit, është se atë ditë në Vranisht ishte 77 vjetori i masakrës naziste në Vranisht ku u masakruan 60 burra, gra e fëmije të Vranishtit dhe Presidenti në vend të shkojë në qendër të fshatit për të vënë një tufë me lule të lapidari i dëshmorëve në kujtim të tyre, ulet në periferi të Vranishtit me njerëz ordinerë.

Njëri prej tyre është në krahun e djathtë të Metës dhe quhet Bardhosh Micaj. Ky, në zgjedhjet e parafundit lokale ishte mbështetësi Nr 1 i Fred Bejlerit.

Është i filmuar bashkë me të në një aktivitet të Agimit të Artë në Athinë dhe në prag të zgjedhjeve kontigjentit të PD në Vranisht ju shpërndau nga 50 euro pasi po të fitonte Bejleri, djali i Bardhoshit do bëhej zv.kryetar i Bashkisë së Himarës.

Sa turp për një president që në njërën anë atakon Ramën për shitje të detit dhe vetë ulet me përfaqësues të Agimit të Artë në Vranisht, që nuk janë vetëm llumi i Vranishtit, por i gjithë Lumit të Vlorës?, thuhet në mesazhin e qytetarit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga