Connect with Us

Video-“Ku e di ti çfarë është e djathta”/ I riu vë në siklet Ramën: Jam një shkallë më lart se ty

Politikë

Video-“Ku e di ti çfarë është e djathta”/ I riu vë në siklet Ramën: Jam një shkallë më lart se ty

Publikuar

-

Video-“Ku e di ti çfarë është e majta”/ I riu vë në siklet Ramën: Jam një shkallë më lart se ty

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë qenë sot në Farkë ku janë rindërtuar 126 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë bisedës me banorët, Rama është vënë në siklet nga prej tyre i cili i tha se kanë qenë gjithmonë të djathtë.

Me ironi kryeministri ia ktheu se ti nuk e di çfarë është e majta dhe e djathta, por din vetëm këmbën e futbollit.

LEXO EDHE:  "Mbyllen pubet, diskotekat, palestrat”/ Rama: Administrata nga nesër do punojë nga shtëpia

Këtu ndërhyri Veliaj, duke i thënë se e ka koleg, dhe se është dhe me Bayern.

Por banori nuk e la me kaq, duke i theksuar kryeministrit se është skulptor dhe një shkallë më lart se ai.

Rama ia ktheu që ishte gjë e mirë që është skluptor, por do ishte më mirë të jetë edhe i majtë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja në Elbasan/ Reagon BE: Të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Elbasan/ Reagon BE: Të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri KA reaguar pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

BE deklaron se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Publikuar

-

Nga

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit elektoral, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij, Basha i bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen masivisht kutive të votimit në 25 prill dhe të votojnë për numrin 9.

“Votoni numrin 9 për ndryshimin e bashkuar. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Kjo Lushnjë e qytetarisë, e bujqësisë, do të mundësojë punësim e dije.

Kjo Lushnjë e krenarisë që ka në mesin e saj të zotë. Sa Julian ka këtu? Sa Julianë ka Shqipëria. Ejani bashkë, Europa na ka shtrirë dorën. Kam besim tek ju rinia e Lushnjës, rinia e Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza që nuk e ndalën dot Besëlidhjen e Lushnjës.

 Asgjë se ndal vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht në zgjedhjet ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, i vendit tonë. Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin e tij, me votë. Le të jetë 25 prilli si dita e fundit e tranzicionit. Ndryshimi i pandalshëm po vjen në të gjitha shtëpitë.

Asgjë s’do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE