LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Trap, ik p*rdhu"/ Plas te Barcelona, Pike dhe Grizman sherr në fushë (VIDEO)

17 Shkurt 2021, 08:28, Sport CNA
"Trap, ik p*rdhu"/ Plas te Barcelona, Pike dhe Grizman sherr në

Problemet te Barcelona u panë qartë dje në humbjen e thellë 1-4 përballë PSG-së në shtëpi. Por, kamerat e mediave spanjolle zbuluan dhe mosmarrëveshjet mes dy futbollistëve blaugrana, Zherard Pike dhe Antuan Grizman. Gjatë takimit, të dy debatuan duke kaluar në fyerje.

Gjithçka ndodhi në minutën e 38-të dhe rezultati i sfidës ishte 1-1. PSG-ja po shton aksionet në portën e Barcelonës dhe kjo situatë e nervozoi mbrojtësin Pike, i cili i kërkoi ekipit të qarkullonte sa më shumë topin në fushë. Por, sulmuesit Grizman nuk i kanë pëlqyer tonet e larta të shokut të skuadrës dhe mes tyre u shkëmbyen fyerje!

Debati Pike-Grizman ne fushe:

Pike: Ta kontrollojmë topin sa më shumë, dreqi e mori! Dreq! Të vazhdojmë!

Grizman: Qetësohu, Geri! Boll, bërtite!

Pike: E marrtë dreqi, Grizi!

Grizman: Ik p****u!

Pike: Jo, ik p****u ti! Po vuajmë kështu që prej 5 minutash!

Grizman: Mos bërtit!

Pike: Trap! Po vrapojmë si të çmendur!

? El caliente dialogo en Barcelona ??

?? Piqué ?Una puta posesión larga, joder?

?? Griezmann "No me grites la c….. de tu madre"

?? Pique "La c…. de tu madre tú, estamos sufriendo"pic.twitter.com/1oxgvEB6Dh

— El Gráfico (@elgraficoweb) February 16, 2021

Lajmet e fundit nga