LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të nesërmen e tërmetit askush s'e besonte/ Rama i vendosur: Do t'ia dalim me vaksinimin e të gjithë qytetarëve

17 Shkurt 2021, 08:51, Politikë CNA
“Të nesërmen e tërmetit askush s'e besonte/ Rama i

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se po e fiton betejën e Rindërtimit për të gjitha familjet që mbëtën të pastreha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet i vendosir se do ja dalin edhe me vaksinimin e te gjithë qytetarëve të vendit aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë.

?Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit, për të gjitha ato familje dhe për Tiranën, Durrësin, Kurbinin, Krujën, Vorën, Kamzën, Lezhën, Mirditën, Kavajën, Rrogozhinën e krejt Shqipërinë Po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga