LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’paguhem për t’i lëpirë b*thën miletit”/ Debat i ashpër mes Robert Aliajt dhe Laert Vasilit

17 Shkurt 2021, 07:45, Politikë CNA
“S’paguhem për t’i lëpirë b*thën

Një debat i fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në studion e ?Opinion? mes aktorit Laert Vasili dhe artistit të njohur Robert Aliaj.

Ka qenë Aliaj ai i cili akuzoi Vasilin se i shërben politikës, ndërsa ky i fundit i ka përmendur pagat që ai merr në programet televizive. Vasili u shpreh se estradë është ajo që bën Aliaj duke marrë çeqe të larta, ndërsa ky i fudnit i revoltuar tha se nuk është paguar asnjëherë për t?i lëpirë by**thën miletit.

Pjesë nga debati:

Vasili: Bashkë me prindërit e mi kemi udhëtuar nga Athina për të kryer detyrimin qytetar dhe kemi votuar.

Aliaj: Kjo është estrada, se tani estrada është modernizuar. Nuk e kanë më të shkretët humoristë estradën, jua morën.

Vasili: Estrada është ajo që bën ti në juri të ndryshme ku paguhesh me çeqe shumë të larta dhe tani u jep mend shqiptarëve.

Aliaj: Unë nuk paguhem për t?i lëpirë by**ën miletit, por paguhem për atë që them unë, dhe kjo është forca ime

Vasili: Kjo është gjuhë prej rrugaçi

Aliaj: Unë nuk jam përdorur ndonjëherë në politikë. Jam angazhuar për të bërë art politik. Secili ka të drejtë të zgjedhë. Unë nuk bëj dot foto në këmbim të një ryshfeti. Kjo më bën mua të mendoj që një artist të futet në politikë dhe të shërbejë është gjë e tmerrshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga