LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nxjerr fotot/ Tregon pse i duhet mandati i tretë

17 Shkurt 2021, 15:43, Politikë CNA
Rama nxjerr fotot/ Tregon pse i duhet mandati i tretë

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook ka listuar arsyet që e bëjnë atë të kërkojë mandatin e tretë pas 8 viteve qeverisje.

Këtë Rama e ka treguar përmes dy fotove të shkrepura në dy kohë të ndryshme.

?Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë

Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo

Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë…

Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga