Aktualitet
Procesi i rindërtimit/ Rama u dhuron çelësat e shtëpive dy familjeve në Farkë

Dy familje, ajo e Agron Fushës dhe Gazmir Zgurit në Farkën e Madhe kanë hyrë sot në shtëpitë e reja, të cilat u prekën nga tërmeti i 25 nëntorit 2019.
Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizituan fillimisht familjen Fusha, e cila, sot ka hyrë në një banesë 3 + 1.
Në bisedat mes tyre nuk kanë nguruar batutat mes Ramës dhe të riut.
Kryefamiljari: Kemi qenë në krah të djathtë. Ne kemi pasur një shtëpi të vjetër këtu, nga më të vjetrat e Farkës, me qerpiç.
Kryeministri Rama: Kjo është shtëpia ku ishit bashkë?
Kryefamiljari: Po kam qenë me gjithë vëllain.
Kushëriri: Jemi çuna xhajesh. Ne i kishim shtëpitë më të vjetra. Ne kemi qenë gjithmonë krah politik i djathtë, ti na ke bërë nder.
Kryeministri Rama: Po çfarë deshe djathtas ti, pashë nderin? Ku e di ti çfarë është e djathta dhe e majta? Ti të djathtë dhe të majtë di vetëm këmbën e futbollit.
Kryebashkiaku Veliaj: Me Bajernin, mirë është ai.
Kryeministri Rama: Me Bajernin, aaa.
Kryefamiljari: E ke edhe koleg se është në Universitetin e Arteve.
Kushëriri: Unë jam skulptor, një shkallë më lart se ti.
Rama: Po mirë të paktën skulptor i majtë ka lezet, po skulptor i djathtë…!/CNA.al