LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ka kohë për të pritur BE/ Një tjetër shtet kthen sytë nga Rusia për vaksinën anti Covid

17 Shkurt 2021, 14:48, Kosova & Bota CNA
Nuk ka kohë për të pritur BE/ Një tjetër shtet kthen

Kroacia pritet të jetë vendi i dytë në Bashkimin Europian,  i cili jep miratimin për përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros njoftoi se Kroacia ka nisur bisedimet me Moskën për mundësinë e importit e vaksinës kundër Covid-19, pa pritur dergesat e vaksinave te Bashkimit Europian.

?Çdo qeveri duhet të kujdeset për shëndetin e qytetarëve të saj. Nuk është e paligjshme të kërkosh zgjidhje edhe jashtë Bashkimit Evropian, veçanërisht nëse ka një vonesë në dërgesat brenda kornizës së BE?, deklaroi Beros.

Qeveria kroate i ka kërkuar rregullatorit të barnave të marrin informacionin e duhur mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës për të nisur sa më parë aplikimin e saj. Hungaria ishte shteti i  parë në Bashkimin Evropian që i dha miratimin vaksinës ruse dhe një hap të tillë po e mendon edhe fqinji  i saj Kroacia, e cila ka nisur diskutimet konkrete me Rusinë për blerjen e vaksinës Sputnik V.

Ndërkohë, edhe Serbia ka marrë dritën jeshile nga Rusia për ta prodhuar vetë vaksinën ?Sputnik V?. Serbia gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje edhe me Kinën për 1 milionë doza të vaksinës së prodhuar atje./CNA.al

Lajmet e fundit nga