LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një vit nga Konferenca e Donatorëve/ Soreca rendit arritjet që janë bërë

17 Shkurt 2021, 12:33, Aktualitet CNA
Një vit nga Konferenca e Donatorëve/ Soreca rendit arritjet që

Një vit më parë në Brukselu u mblodh Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve për Shqipërinë, ku shumë vende të BE dhanë donacione për t?i ardhur në ndihmë vendin tonë pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, deklaroi se që nga dita e parë, Bashkimi Evropian ka treguar solidaritet të pashembullt me ??Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

?Ne premtuam të ndihmojmë dhe tani po e realizojmë duke investuar në sektorët e prekur rëndë të arsimit dhe kulturës. Asgjë nuk e mishëron qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja më mirë sesa shkollat. Objektet e reja arsimore po ndërtohen me përfshirjen e komuniteteve lokale, duke ndjekur standardet më të larta evropiane.

Ndërkohë, rigjallërimi i trashëgimisë kulturore do të sjellë përfitime për ekonominë vendore, do të diversifikojë turizmin dhe do të forcojë lidhjen midis Shqipërisë dhe historisë së saj evropiane. Përgjigjja e Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare të tij gjatë gjithë vitit të kaluar ka treguar edhe një herë se BE-ja është donatori i parë dhe partneri më i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE?, tha Soreca.

Soreca theksoi se në maj të vitit 2020, BE-ja nisi programin prej 75 milionë eurosh për rehabilitimin dhe rindërtimin e 58 shkollave dhe kopshteve në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti.

?Në janar 2021, përfunduan punimet e riparimit në Shkollën e Mesme Profesionale ?Hysen Çela? në Bashkinë e Durrësit. 1370 nxënës dhe 51 mësues do të përfitojnë tashmë nga një shkollë e re moderne. Tashmë janë edhe 18 shkolla të tjera që po riparohen apo rindërtohen plotësisht në zonat e prekura. Deri në qershor 2021, do të përfundojnë edhe gjashtë objekte të tjera në bashkitë e Durrësit, Kamzës dhe Kurbinit?, tha ai.

Ndërsa për programin prej 40 milionë eurosh, për trashëgiminë kulturore, i cili ka nisur në shtator, Soreca u shpreh se janë identifikuar zonat ku do të nisin ndërhyrjet e para në muajin mars.

?Ekipet teknike kanë inspektuar 43 ndërtesa dhe site të dëmtuara nga tërmeti, si dhe kanë identifikuar sitet se ku do të nisin ndërhyrjet e para nga muaji mars: Muzeu Etnografik në Kavajë, Kisha e Shën Mërisë në Rubik dhe Kisha e Shën Ndojit në Kepin e Rodonit. Nga muaji prill, i këtij viti punimet do të nisin edhe në nëntë site të tjera që kanë nevojë për ndërhyrje të rëndësishme strukturore, përfshirë Teatrin Kombëtar të Kukullave dhe Muzeun Kombëtar të Historisë?, u shpreh ambasadori i BE Luigi Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga