LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nard Ndoka kritika të ashpra/ Komiteti Teknik i Ekspertëve është i paaftë

17 Shkurt 2021, 22:17, Politikë CNA
Nard Ndoka kritika të ashpra/ Komiteti Teknik i Ekspertëve

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka sulmuar mbrëmjen e sotme Komitetin Teknik të Ekspertëve, teksa po fliste për situatën shëndetësore në vend.

Ndoka ngriti akuzat se Komiteti Teknik i Ekspertëve është i paaftë dhe politik, ndërsa pretendon se anëtarët e Komitetit duhet të ishin këshilltarë për Kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë.

?Komiteti Teknik i Ekspertëve është i paaftë, është politik. Ndërkohë që ka mendje gjeniale, mjekë shqiptarë që jetojnë jashtë.

Këta personalitete duhet të ishin këshilltarë për Kryeministrin dhe ministren, por qeveria e ka lënë në mëshirë të fatit shëndetësinë. Mungon menaxhimi, ndaj duhet një angazhim i shtetit?, theksoi ai në Ora News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga