LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është Juli që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve/ Djali me shpirt aventurieri që shëtit botën pa lekë

17 Shkurt 2021, 14:37, Lifestyle CNA
Kush është Juli që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve/ Djali

Julian Lala është një nga personazhet më të rinj të emisionit ?Përputhen?.

Ai ka tërhequr vëmendjen dhe ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve me sinqeritetin dhe pastërtinë që ai ka shfaqur. Juli ka një pasion të jashtëzakonshëm për udhëtimin, saqë ka shëtitur në Shqipëri dhe nëpër botë me shpenzime fare të vogla.

Julian Lala është eksploruesi shqiptar i botës, një nga personazhet që e kalon jetën vetëm në udhëtime. Ai ka një kanal në Youtube i cili titullohet, ?Aventurat e Julit?, një kanal qe flet për udhëtimet e tij.

Në videot e tij, Julit rrëfen se në udhëtime e shoqëron edhe një instrument muzikor me të cilin pëpiqet të mbulojë shpenzimet e udhëtimit. Juli tregoi se më parë udhëtonte me 50 Euro por tani udhëton pa lekë, dhe kthehet me lekë, duke qenë se luan në instrumentin e quajtur ?ufo? rrugëve të qytetit ku ndodhet.

Pas futjes në Përputhen, Juli u përball me një situatë të pakëndshme në emision ku pati përplasje me një konkurrente, Sindin. Menjëherë pas këtij debati pati një mbështetje të madhe të publikut ndaj Julit i cili arriti brenda pak orësh 127 mijë ndjekës në Instagram.

Sinqeriteti dhe pastërtia që Juli shfaqi në emision është vlerësuar masivisht nga ndjekësit të cilët kanë shprehur mbështetjen e madhe ndaj tij nëpër rrjetet sociale. Juli është një djalë ndyshe nga të gjithë ata që janë pjesë e Përputhen, pasi thjeshtësia e tij e bën tepër të veccantë.

Shoqëria ka nevojë për njerëz si Juli!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga