Connect with Us

Denoncimi i ‘Stop’ / I vjedhin identitetin e kontrabandojnë makina, prokurori mban peng çështjen

Denoncim

Denoncimi i ‘Stop’ / I vjedhin identitetin e kontrabandojnë makina, prokurori mban peng çështjen

Publikuar

-

Denoncimi i ‘Stop’ / I vjedhin identitetin e kontrabandojnë makina, prokurori mban peng çështjen

Sot në “Stop” trajtojmë rastin e vjedhjes së identitetit të shtetasit Julian Delvina, punonjës administrate. Ai tregon, se i është vjedhur ID-ja në vitin 2016 dhe është përdorur, për të shmangur tarifat doganore, duke futur makina të 2015-ës si të 2005-ës me dokumente të falsifikuara.

Pas një verifikimi në sistemin Tims, rezulton, se Julian Delvina, nuk ka kaluar në pikat doganore, ku janë zhdoganuar makinat.Gjithashtu akt – ekspertimi kaligrafik tregon, se firma në procedurën e zhdoganimit të mjeteve, nuk është e Julianit.

Madje dy prokurori kanë zbuluar, se kush janë personat, të cilet kanë përdorur ID-në e Julian Delvinës dhe kane shmangur tarifat doganore, duke ndryshuar vitin e prodhimit të automjeteve.Në atë kohë 3 prokurori, ajo e Tiranës, Përmetit dhe Sarandës nisën hetimet për Julian Delvinën me akuzën e shmangies së detyrimeve doganore.

Dy prokuroritë, e Tiranës dhe Përmetit dolën në konkluzionin, që Julian Delvina nuk është personi, që ka futur këto automjete.

Prokuroria e Sarandës gjithashtu kishte regjistruar një procedim penal në 2017-ën. Prokurori Sali Hasa ka bërë akt ekspertimi të nënshkrimit të Julian Delvinës dhe rezulton, se firma dhe nënshkrimi nuk i përkasin shtetasit Julian Delvina.

Por prokurori Sali Hasa nuk ka marrë deklaratën e agjentit doganor, Ilir Iliazi, i cili ka bërë veprimet e zhdoganimit të mjetit. Në këto kushte, gjoba e doganës 50 milionë lekë për shmangie të detyrimeve, i është faturuar Julian Delvinës pa të drejtë, pasi cështja rri peng në prokurorinë e Sarandës./tv klan

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Denoncim

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid/ Më japin vetëm një panine, s’ka një pikë ujë ta lag buzët

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid/ Më japin vetëm një panine, s'ka një pikë ujë ta lag buzët

Emisioni “Stop” publikuar një video ku tregohet se si trajtohet një pacient në një nga spitalet Covid.

Duke komunikuar me familjarët, ai thotë, se nuk i kanë dhënë për të ngrënë. Sipas denoncuesit, i cili komunikon me mbesën, stafi e ka ushqyer me një panine gjithë ditën edhe pse duhet të përballojë sëmundjen dhe ilaçet e rënda.

Pacienti: Më japin pak qumësht edhe..

Familjarja: Kaq tërë ditën vetëm një panine dhe një gotë qumësht?

Pacienti: Për ca ilaçe moj, nuk ka doktora, nuk ka doktora, nuk vijnë, nuk ka. Vetëm vijnë këtu nga këto çupa, çuna, të pyet dhe njëherë qysh je dhe ikën nuk duken më. Mua më bie ndonjë pikë ujë të njom buzët, nuk ka. I thashë më çoni tek ai spitali në Sanatorium është më mirë aty, “ik” më tha mua, iki i thashë po me ça, qysh do iki, do më çosh ti atje me ambulancë?

Familjarja: O daja, i thuaj mua po më mbani për të vdekur këtu? Më bëni ilaçe, më bëni kura, ose më hiqni më çoni në shtëpi i thuaj, nuk dua unë të rri më këtu!

Pacienti: I thashë moj, i thashë edhe atë.

Familjarja: Mirë o daja, mos u mërzit, mos u lodh, se do të marr prapë pastaj!

Pacienti: Hajde natën!

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Rrezikon mjekimin se nuk i japin rekomandim, mjekja e familjes: Fajin e ka sistemi!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Rrezikon mjekimin se nuk i japin rekomandim, mjekja e familjes: Fajin e ka sistemi!

Qytetari Spiro Gega nga fshati Libonik i Maliqit ankohet në emisionin Fiks Fare se mjekët po i rrezikojnë jetën.

Kjo për shkak të vetëm një rekomandimi që mjekja e familjes nuk ja lëshon. Z. Spiro Gega me këtë rekomandim të lëshuar nga mjekja e familjes duhet të paraqitet për të marrë ilaçet e nevojshme siç është insulina për një diabetik tek mjekja specialiste.

Gjithashtu këtij të sëmuri prej kohësh nuk i plotësohet as dosja e kempit. Për Fiksin i revoltuar ai thotë se nuk ka më shpresë për zgjidhjen e problemit! Duke theksuar se nuk po i kërkon asgjë më tepër këtij shteti përveçse atë që i takon.Dokumentin për kempin dhe mbi të gjitha ilaçet të cilat e mbajnë gjallë në jetë.Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë mjeken e familjes të Z.Spiro që është edhe hallka e parë e këtij problemi përsa i përket lëshimit të rekomandimit.

Mjekja thotë për Fiksin se rekomandimin e ka të pamundur ta bëjë,  sistemi nuk ja lejon, pasi mjeku endokrinolog dhe neurolog në poliklinikën e specialiteteve nuk kanë asnjë datë të lirë.Gjithashtu ajo thotë se ky problem është prej disa javësh madje apo  muaj dhe e vuajnë shumë pacientë të tjerë.Sipas mjekes të familjes dijeni ka edhe njësia vendore e kujdesit të shëndetit, por kurrë nuk kanë dhënë një përgjigje për problemin e adresuar.

Fiksit mjekja e familjes i vendos në dispozicion edhe fletoren ku mban të shënuar të gjithë persona që nuk mund t’i referojë për tek mjeku specialist. Sipas saj pandemia është shkaku që krijon këtë ngërç, sepse një nga mjeket enokrinologe ka munguar prej disa ditësh në punë rrëfen mjekja e familjes për Fiksin.

Gazetarët për të marrë një përgjigje për problemin komunikojnë me anë të telefonit me drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë. Drejtori thotë për Fiksin se kjo situatë mund të jetë krijuar për shkak të reduktimit të mjekëve specialist nga pandemia covid 19, por që urgjencat nuk kanë mbetur pa u trajtuar.

Ndërkohë për rastin konkret drejtori shpjegon se nuk ka dijeni pavarësisht se gazetarët e Fiksit i thonë se vetë ai bën pjesë në grupin në të cilin mjekja e familjes dërgon mesazhet për problematikat. Megjithatë drejtori u kërkon gazetarëve t’i dërgojnë një kartë identiteti të pacientit për ta planifikuar menjëherë tek mjeku specialist!

Qytetari Spiro Gega i lumtur për zgjidhjen e problemit të tij ku më në fund mund të marrë ilaçet që e mbajnë në jetë falenderon Fiksin duke thënë: Shtet nuk ka shyqyr që është emisioni Fiks Fare që na zgjidh hallet tona!/ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Publikuar

-

Nga

Denoncimi në Fiks Fare/ Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Në një intervistë për Fiks Fare, nëna e dy vajzave 7 dhe 10 vjeçe tregon se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi ish bashkëshorti i cili e dhunonte sistematiksht atë dhe vajzat nuk pranon të paguajë pensionin ushqimor. Për të dyja vajzat gjykata ka vendosur që ai duhet të paguajë çdo muaj 250 mijë lekë të vjetra. Por në dy vjet e gjysmë ai nuk ka paguar asnjë gjë.

I kanë vendosur edhe sekuestro bankare, por në bankë nuk rezulton të ketë asnjë të ardhur. Nëna bëri kallëzim për mospagesën dhe gjykata i vendosi një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra, por as kjo nuk e detyroi babain të paguajë detyrimin karshi vajzave të tij.

Nëna tregon se i rrihte të treja, me grushta dhe i përplaste kokën pas murit ndaj u detyrua të largohej edhe pse shtëpinë ku jetonin e ka ndëtuar me 15 mijë euro që i ka sjellë kur janë martuar. E gjendur para situatës kur ish bashkëshorti nuk deklaron të ardhurat, edhe pse është pronar i një lokali dhe shtëpie që i ka vendosur në emër të të atit ajo u detyrua të ankohet në Fiks Fare.

Ajo tregon se vet punon me rrogë minimale dhe është munduar të ushqejë vajzat e vetme, por në këto kushte e ka të pamundur.

Nëna e vajzave e ka regjistruar ish bashkëshortin në një bisedë ku ai pranon çdo gjë. I tregon se punon, por që nuk ka ndërmend t’i japë asnjë lekë asaj. Gjithashtu ai i thotë se është e vërtet që të kam rrahur, por e kam bërë gabimisht. Gjatë bisedës ai këmbngul që s’ka për t’i dhënë asnjë lekë deri sa vajzat të mbushin 18 vjeç.

Gjithashtu ai e pranon që kur u martuan bashkeshortja i dha edhe 15 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së tyre, por që sot nuk po e gëzon dot as ajo e as vajzat. Kjo pasi ai edhe shtëpinë edhe lokalin i ka vendosur në emër të babait të tij.

Bashkëpunotorja e Fiksit shkon të takojë ish bashkëshortin pranë lokalit të tij ku punon në të zezë.

Lokalin e gjen në fillim mbyllur, por banorët që janë aty e konfirmojnë që lokalin e punon vet pronari dhe për momentin nuk ndodhet. Pasi e telefonojnë ai vjen dhe pranon që e punon lokalin për dasma, vaki dhe kafe. Tregon se me situatën tani, fitimi nuk është i madh, por shtyhet. “E gjete mbyllur pasi kisha disa punë personale në qytet” pohon ai.

Lokali ndodhet në rrugë nacionale dhe shërben edhe kafe edhe guzhinë. Ai pranon që punon vetë madje ka edhe guzhiner.

Të gjitha këto biseda, vërtetojnë faktin që babai i vajzave, ish bashkëshorti dhunues nuk do që të paguajë pensionin ushqimor dhe mbi të gjitha po fsheh edhe të ardhurat edhe pasuritë që vajzat edhe ish bashkëshortja të mos përfitojnë asnjë gjë. Sipas tij kjo ishte rruga që ajo vet zgjodhi ndaj në një farë mënyrë po e penalizon, duke harruar që ato që po vuajnë janë dy vajzat e tij të mitura./tch

LEXO TE PLOTE