Connect with Us

Çështja e detit/ Meta takon aktivistë të shoqërisë civile: Nuk do pranoj cënim të interesave kombëtare

Aktualitet

Çështja e detit/ Meta takon aktivistë të shoqërisë civile: Nuk do pranoj cënim të interesave kombëtare

Publikuar

-

Çështja e detit/ Meta takon aktivistë të shoqërisë civile: Nuk do pranoj cënim të interesave kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim aktivistë të shoqërisë civile, ku kanë diskutuar për ccështjen e detit.

Meta shprehet se nuk do të lejojë asnjë cënim të interesave kombëtare dhe shtetërore, nga cilido individ, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk është konsultuar me të për këtë çështje.

Kreu i shtetit, priti në një takim me kërkesë të tyre, aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.

“Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare”, tha Meta.

Presidenti, i informoi të pranishmit për të gjitha përpjekjet e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje shumë të rëndësishme në respekt të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nëpërmjet bashkëpunimit institucional.

“Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare midis dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe një analizë të plotë nga qeveria shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

LEXO EDHE:  Vasili nuk kursehet ndaj Ramës/ Zvarranik i shplarë, që zhvat para me horrat

Kam qenë dhe mbetem bashkëpunues e transparent me Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera kushtetuese, në dobi të interesit kombëtar dhe të zbatimit rigoroz të Kushtetutës.

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë, se do të vijoj të ushtroj detyrat e mia me përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranoj për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

U rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë, që kanë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Ata duhet të përmbushin në mënyrë rigoroze përgjegjësitë e tyre ligjore, në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë e kuadrit të brendshëm ligjor, në interes së ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial, juridiksionit kombëtar, garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, u shpreh ndër të tjera gjatë këtij takimi, Presidenti Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Pavarësia në rrezik/ Ish-ministri akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  Vasili nuk kursehet ndaj Ramës/ Zvarranik i shplarë, që zhvat para me horrat



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Vasili nuk kursehet ndaj Ramës/ Zvarranik i shplarë, që zhvat para me horrat

LEXO EDHE:  Peshku qelbet nga koka, Ramës po i vjen era

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Lubonja akuza Ramës/ Po grabit pronat tek ‘Unaza e Re’

LEXO EDHE:  Rama e Beqaj e cilësuan histori suksesi/ Kush është mjeku që i vunë prangat



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE