LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkitë pa mjete pastrimi, pas ndërprerjes së reshjeve/ Dhjetëra fshatra ende janë të bllokuar

17 Shkurt 2021, 09:13, Aktualitet CNA
Bashkitë pa mjete pastrimi, pas ndërprerjes së reshjeve/

Reshjet e borës kanë pushuar, por shumë zona rurale vazhdojnë të jenë të bllokuara, pasi rrugët janë të pakalueshme nga bora dhe ngricat.

Në qarkun e Korçës, edhe pse rrugët nacionale janë të kalueshme, problematike janë rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative.

Temperaturat nën 0 vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që lidhin fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës, ku qarkullohet vetëm me zinxhirë. Vijojnë të mbeten të izoluar fshatrat e Mokrës në Pogradec, Panariti, Shtylla dhe Vithkuqi në Korçë dhe fshatra të thellë malorë të bashkisë së Maliqit.

Banorët e shumë zonave janë munduar të hapin rrugën me punë vullnetare, pasi pushteti lokal ka mungesë të mjeteve në dispozicion.

Edhe rruga që lidh Librazhdin me Peshkopinë është e mbuluar nga bora dhe kalohet vetëm me zinxhirë. Edhe zonat e thella në qarkun e Shkodrës kanë hasur probleme me reshjet e borës.

Përpos Thethit i cili vijon prej kohësh të jetë i bllokuar, zona të tjera që kanë pasur probleme janë Fushë-Arrëzi dhe Vermoshi. Edhe në qarkun e Kukësit disa fshatra vijojnë të jenë të bllokuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga