LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vajza e pacientit me COVID denoncon/ Babait i kanë marrë portofolin me lekë dhe unazën

16 Shkurt 2021, 11:45, Denoncim CNA
Vajza e pacientit me COVID denoncon/ Babait i kanë marrë portofolin me

Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet COVID, denoncojnë marrjen e sendeve personale të të afërmve të tyre.

Vajza e një pacienti të infektuar me COVID denoncon se i kanë humbur sendet personale të të atit gjatë kohës kur ai është transferuar nga spitali COVID-1 në atë COVID-3. Ajo shprehet se i kanë dhënë vetëm varësen ndërsa portofolin dhe unazën e tij nuk i ka gjetur.

?E kanë çuar nga dje tek Infektivi e kanë çuar tek COVID 3, ke COVID 3 me dhanë vetëm varësen. Babi kishte portofolin me lekë dje erdha me i marrë dhe ajo nuk mi dha se më thotë se nuk ke kartën e identitetit kurse tani thotë i ka marrë goca por unë nuk i kam marrë dje. Varësen e mora vetëm dje me fotografi, dhe portofolin dhe unazën pres që ti marr që ta gjejnë këto këtu. Dje fola me një kryeinfemiere Zana ajo e kishte. Shkova tek COVID 3 dhe vetëm varësen e floririt kam marrë, ja ku e kam. E mora me procesverbal, portofolin dhe unazën nuk i kam marrë akoma, më thanë ja kam dhënë të biijës, por unë jam e bija nuk ka asnjë tjetër?, shprehet zonja./CNA.al

Lajmet e fundit nga