Premier Liga
Theu rregullat, Aubameyang po hetohet nga zyrtarët e Arsenalit

Arsenali po heton për një shkelje të mundshme të rregullave të COVID-19, nga sulmuesi i tyre Pierre-Emerick Aubameyang.
Siç raporton, The Sun, sulmuesi ka thyer rregullat mbi COVID-19, pasi ka vendosur të bëjë disa tatuazhe të reja në dorën e tij të majtë.
Aubameyang, i cili së fundmi shënoi një hat-trick në sfidën 4-2 ndaj Leeds në Premierligë, po hetohet nëse ka thyer rregullat.
Në Angli, virusi është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa në Premierligë rastet vetëm janë duke rënë për këtë arsye Gunners do të marrin çdo masë të nevojshme për të mos u infektuar me virus.
Një zëdhënës i Arsenalit tha mbrëmë: “Ne do t’i flasim lojtarit për këtë çështje dhe do të vërtetojmë se çfarë ka ndodhur”.