Connect with Us

Sergio Ramos do largohet nga Real Madridi, ja ku do transferohet

La Liga

Sergio Ramos do largohet nga Real Madridi, ja ku do transferohet

Publikuar

-

Historia e gjatë e dashurisë mes Serxho Ramosit dhe Realit të Madridit është në hapat e saj të fundit. Futbollisti është në skadencë kontrate me gjigantët spanjollë, por bisedimet dhe tentativat e fundit për të gjetur një akord mes palëve, që mbrojtësi të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, nuk kanë dhënë përfundimin që pritej.

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, i ka ofruar Ramosit një rinovim kontrate, por duke ulur me 10 për qind pagën e tij (aktualisht fiton 11.7 milionë euro neto) për të qëndruar deri në vitin 2025, por spanjolli ka refuzuar dhe ka lajmëruar largimin e tij në fund të sezonit. Dhe sigurisht që për një futbollist të kalibrit të tij është e lehtë që skuadrat të vihen në radhë, duke nisur nga PSG-ja, por së fundmi është futur edhe Juventusi në lojë.

Duke u bazuar në burimet e “El Chiringuito”, por edhe të së përditshmes “AS”, e cila është shumë e informuar mbi gjithçka ndodh në klubin madrilen, Serxho Ramos duket më tepër i joshur nga bardhezinjtë sesa nga parisienët.

Arsyeja është prestigji i klubit, por e dyta është edhe miqësia e tij e ngushtë me Kristiano Ronaldon. Në të njëjtën kohë, Juventusi duket se është më shumë se gati që t’i ofrojë Serxho Ramosit pagën aktuale që ai kërkon të ruajë, prej 11.7 milionë eurosh në sezon, plus një kontratë 3-vjeçare.

Edhe pse pan demia u ka sjellë shumë humbje klubeve, arsyeja e cila ai po largohet edhe nga Reali i Madridit, në Torino mund t’ia lejojnë vetes këtë pagesë, jo vetëm për faktin se Ramos do të zbarkonte me parametër zero, por në të njëjtën kohë sepse ndoshta Xhorxho Kielini mund të vendosë të tërhiqet në fund të këtij viti dhe Juventusit do t’i duhej të shtonte në bilanc vetëm 5 milionë euro të tjera për të mbuluar rrogën e Ramosit.

Gjithsesi, me PSG-në në mes, që milionat i ka me shumicë, Juventusi nuk mund të flejë gjumë i qetë, edhe pse faktori “Kristiano Ronaldo” është një avantazh që “Zonja e Vjetër” kërkon ta përdorë në maksimum.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

La Liga

Lajm tronditës nga Spanja, arrestohet ish-presidenti Bartomeu. Ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Lajm tronditës nga Spanja. Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është arrestuar në mëngjesin e sotëm për arsye të skandalit të “Barça Gate”.

Ky skandal u publikua një vit më parë teksa hetimet vazhdonin dhe bëhej fjalë për listëpagesat e klubit nga Katalonja e cila ishte një kompani e specializuar për rrjetet sociale. Policia ka siguruar prova të mjaftueshme teksa në mëngjes ka vënë në pranga ish-presidentin e njohur të Barcelonës.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Panik në konferencë, trajnerit të Barcelonës i fillon gjakderdhja (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Ronald Kuman ndërpret konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Seviljas e cila është e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” me fillim nga ora 16:15.

Ronald Kumanit i doli gjak nga hundët gjatë konferencës për shtyp përpara mediave ndërkohë që tekniku holandez po analizonte këtë takim.

E njëjta gjakderdhje i ka ndodhur edhe 30 janar përpara ndeshjes ndajn Atletik Bilbaos ku katalanasit triumfuan me rezultatin 2-1.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo

Publikuar

-

Nga

Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer grintën e futbollistit shqiptar, atë që jep në fushën e lojës duke mos u tërhequr kurrë në dylyftime, e padyshim aftësitë e tij teknike. Nuk është rastësi që shpesh tifozët e kanë zgjedhur më të mirin në periudha të caktuara gjatë vitit dhe tashmë Bare ëshë kthyer në një të paprekshëm në formacionin e skuadrës katalanase.

Ndaj vetë Espanjol ka zgjedhur që t’i prezantojë më mirë futbollistin tifozëve të vet, duke i bërë disa pyetje për të shuar kuriozitetin rreth tij, pyetje të cilave Bare u është përgjigjur me shumë sinqeritet por edhe me humor.

Gjithçka nis me nofkën “Pitbull” që i kanë vënë futbollistit. “Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”, pranoi duke qeshur mesfushori.

Më pas ai u pyet për Shqipërinë dhe këtu përgjigja e tij ishte shumë e veçantë. “Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”, tha duke qeshur Bare.

“Po, është një vend shumë i dhënë pas futbollit, sidomos kur luan kombëtarja”, pohoi më pas ai ndër të tjera në këtë intervistë ku tregoi disa gjëra për veten e tij, duke zbuluar për shembull se kishte realiuzuar ëndrrën që kishte pasur për të njohur një të famshëm, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij Fernando Torres.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: