LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pëllumb Pipero flet për herë të parë/ Tregon simptomat që kishte dhe mjekimin që përdori për Covid

16 Shkurt 2021, 22:21, Lifestyle CNA
Pëllumb Pipero flet për herë të parë/ Tregon simptomat

Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës, çuditërisht, mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, rezultoi pozitiv me Covid.

Ai e konsideron si betejën më të vështirë përballjen me këtë sëmundje, ndërsa shtoi se Covid e kaloi në shtëpi ku me ndihmën e infermierëve mori terapinë e duhur dhe hollues gjaku.

?Ishte një nga betejat më të vështira të jetës time. Ato pyetjet posikur, posikur? Aq më tepër që kjo sëmundje ka ende shumë të panjohura. Sëmundjen e kalova në shtëpi me mjekime të cilat mund të aplikohen në kushte shtëpie me ndihmën e infermierëve se një pjesë e trajtimit ishte me injeksione veçanërisht me ato që në gjuhën e popullit quhen hollues gjaku? u shpreh Pëllumb Pipero.

Megjithëse kaloi një formë të lehtë deri në mesatare të sëmundjes dhe simptoma më e rëndë ishte prekja deri në 35% e mushkërisë, ai rrëfen se sfida e vërtetë dhe me e veshtira ishte perballja me ankthin, per te cilin ka marre terapi specifike.

? Nuk është e lehtë të gjesh sekretin e luftimit të stresit unë personalisht nuk e gjeta pata një javë ankth dhe pagjumësi, përgjithësisht ne rekomandojmë qetsues të gjithë pacientëve edhe vetes time edhe kolegët më rekomanuan. Është e domosdoshme që pagjumësi dhe ankthin ta mjekojmë pra nuk duhet të kemi frikë ta mjekojmë sepse është e domosdoshme që gjatë kësaj periudhe të flesh sa më gjat dhe i qetë. Ankthi nuk ikën me fjalë por duhet mjekuar?, u shpreh Pëllumb Pipero për “Top Story”.

Për të, sëmundja iu shfaq në një moment krejt të papritur, por e konsideron veten me fat që kishte bërë dozën e parë të vaksinës, e cila kish nisur prodhimin e antitrupave. Ndërsa aktualisht është në pritje të marrë dozën e dytë të vaksinës.

?Isha shumë i suprizuar se kishim kaluar më shumë se 1 vit nga fillimi i pandemisë  isha me fat që isha i painfektuar dhe arrita të vaksinohem dhe pas 2 javësh rezultova pozitiv me Covid -19 besoj falë saj e kalova më lehetë sepse kishte filluar prodhimi i  antitrupave te cilat stimulohen nga vaksina edhe pse ishte doza e pare? u shpreh Pëllumb Pipero.

21 ditë pasi u infektua, dje veshi për herë të parë bluzën e bardhë për t’u rikthyer sërish në pavijon, rikthim i cili do të jetë i plotë vetëm javës që vjen.

Por rikthimi për të nuk ishte aspak i këndshëm, referuar shifrave të larta të të infektuarve dhe të shtruarve, përfshirë këtu edhe rastet fatale ndër të rinjtë.

Sipas Piperos, shpresat janë tek vaksinimi dhe imuniteti natyror që sipas tij, do të na çojnë drejt fundit të pandemisë. Por për këtë duhet të presim fundin e 2021-it.

Pas kësaj beteje personale, ai ka një këshillë për të gjithë ata që infektohen nga covid.

?Të mos kalojmë nga një mjek tek një tjetër sepse nuk është njëlloj është tjetër gjë të fillosh sëmundjen nga fillimi dhe tjetër gjë ta fillosh me dike dhe ta mbarosh me dike tjetër, kështu nuk përfitojmë perkundrazi humbasim? u shpreh Pëllumb Pipero./CNA.al

Lajmet e fundit nga