LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis seanca në KLGJ për shkarkimin e gjyqtaren Enkelejda Hoxha/ Avokati kërkon pezullim të procesit

16 Shkurt 2021, 11:05, Kronika CNA
Nis seanca në KLGJ për shkarkimin e gjyqtaren Enkelejda Hoxha/ Avokati

Ka nisur seanca në KLGJ për shkarkimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.

Avokati kërkon pezullim të procesit pasi magjistratja duhet të jetë në seancë dhe duhet kohë për mbledhjen e provave dhe për një propozim drejtuar ILD-së për marrëveshje.

?Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit.

Sa i takon kohës që kërkohet për t?u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka patur mundësi e kohë për mbrotjen. Edhe avokati ka patur kohë sepse është caktuar më 27 janar.

Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë cështje?, ka thënë Metani./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga