LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miranda Rira e sulmoi për foton në treg/ Hajdari: S’kam koment për qentë që lehin rrugës

16 Shkurt 2021, 19:20, Politikë CNA
Miranda Rira e sulmoi për foton në treg/ Hajdari: S’kam koment

Disa ditë më parë ish-kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira, sulmoi deputeten Rudina Hajdari, për një foto të publikuar në tregun e këtij qyteti duke shitur fruta-perime.

Rira ngrinte akuza ndaj deputetes për të cilën pretendon se është rritur me petulla të skuqura dhe është shkolluar me lekët e vjedhura të mamasë gjyqtare.

Për këto akuza është pyetur mbrëmjen e sotme edhe Hajdari, e cila deklaroi në Report Tv se nuk ka asnjë lloj komenti, ndërsa kujtoi se Rira ka probleme me drejtësinë, duke iu referuar kallëzimit në SPAK për shpërdorim detyre.

Miranda Rira është pjesë e LSI dhe nëpërmjet partisë së saj Rama erdhi në pushtet dhe nëpërmjet Ramës partia e saj ka përfituar postin e presidentit. Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër për çdo qen që më leh rrugës apo që kanë probleme me drejtësinë siç është zonja në fjalë“, theksoi deputetja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga