LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më pushtoi ankthi nga pandemia"/ Elia Zaharia rrëfen si e përjetoi përiudhën e shtatzënisë

16 Shkurt 2021, 11:03, Lifestyle CNA
"Më pushtoi ankthi nga pandemia"/ Elia Zaharia rrëfen si e

Princeshë Elia Zaharia u bë nënë për herë të parë në muajin Tetor. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Geraldinë, njësoj si stërgjyshja e saj.

Ppor periudha e saj e shtatzënisë përkoi me pandeminë dhe izolimin në shtëpi për shkak të Coronavirusit. Gjatë një inetrviste për “Revistën Who” ajo ka treguar se e ka përjetuar me shumë ankth këtë periudhë të jetës së saj.

Elia ka rrëfyer se për shkak të izolimit dhe vdekjes të disa prej miqve nga Coronavirus, e kishte përjetuar me shumë frikë, dhe so të donte që të ksihte patur një shtatzëni më të qetë.

?E jetova karantinën me shumë stres, panik. Kisha frikë të vazhdueshme mos infektoheshin familjarët e mi? Në mendje më kalonin vetëm skenarë të dhimbshëm dhe kjo me rëndonte psikologjikisht. Ne patëm disa miq që për fat të keq ndërruan jetë për shkak të ?Covid?, miq të shtrenjtë të familjes, ndaj kisha shumë trishtim? Më duket sikur m?u vodh ajo periudhë e shenjtë! Madje refuzova të gëzoj me këtë lajm edhe miq të afërt, pasi deri diku më dukej sikur nuk duhej marrë si e mirëqenë kjo lumturi, se në çdo moment mund të ikte! Besoj kjo erdhi si rezultat i ankthit që më pushtoi nga pandemia! Pothuajse nuk dola fare për muaj me radhë dhe për të mos e rënduar akoma më shumë këtë gjendje emocionale, vendosa të rinis punimet në shtëpi, pasi ndërtesat e vjetra si kjo e jona, kanë gjithmonë nevojë për mirëmbajtje. Kjo sikur më motivonte dhe më lejonte të kanalizoja energjinë dhe mendimet. Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, do të doja ta kisha përjetuar më e qetë dhe më e lumtur periudhën e shtatzënisë?, ka treguar Elia Zaharia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga