LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur do flasë Grida Duma për videon Salianji-GD?

16 Shkurt 2021, 15:19, Politikë CNA
Kur do flasë Grida Duma për videon Salianji-GD?

Grida Duma është një personazh politik dhe mediatik që shkëlqimin e saj e pati pas vitit 2013 kur në disa dalje televizive bëri mbështetje publike të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe në ato momente të vështira fitoi jo pak nga mbështetja e demokratëve të cilët vinin të traumatizuar pas një gare humbëse të atij viti dhe daljes në opozitë.

Duma është një personazh kompleks, me shumë bëmë e gjëma dhe të pathëna të cilat kudo në botë, në politikë do të donin t?i dinin të gjithë, opinioni publik sepse më tepër se kurrë duhet të mësojë se kë do të votojë.

CNA.al publikoi pak kohë më parë një video-skandal ku deputeti i PD Ervin Salianji, fliste me gjuhë perverse nga salla e parlamentit me G.D.

Më pas mediat raportuan se G.D, ishte Grida Duma. Që në atë kohë dhe deri tani video ? skandali është kaluar në heshtje nga ana e Dumës, e cila nuk ka dhënë asnjë sqarim. Ajo nuk e ka pasur asnjëherë kurajon për të dalë publikisht dhe për të sqaruar të vërtetën se pas videos dhe inicialeve G.D fshihet ajo.

Duma asnjëherë nuk e ka sqaruar këtë të vërtetë, e cila bëri bujë në çdo media, por ajo ka nguruar të flasë edhe për çështjen e Artan Santos.

Grida Duma ka qenë një njeri i afërt me Artan Santon për më tepër të dy janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe janë fotografuar gjithashtu.

Duma njihet si një mike e bankierit Santo dhe ditën e atentatit ka qenë një nga personat që ka kërkuar të mbrohet nga shteti. Fillimisht ajo ka shkuar në kryeministri dhe më pas ka qëndruar për gati 3 orë në zyrën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Fakt që e tronditi Dumën, por në qarqet politike dhe mediatike është konfirmuar nga disa burime që Grida Duma pas vrasjes së Santos ka qenë për shumë orë në zyrën e Tahirit./CNA.al

Lajmet e fundit nga