LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kishte kultivuar 106 bimë marijuanë, arrestohet ish-futbollisti i Interit dhe Juves

16 Shkurt 2021, 11:34, Sport CNA
Kishte kultivuar 106 bimë marijuanë, arrestohet ish-futbollisti i

Arrestohet Luigi Sartor, ish-futbollisti i Juventusit, Interit, Romës dhe Parmës, i cili ka provuar të luajë edhe në dy ndeshje me kombëtaren e Italisë.

46-vjeçari, i cili luante si mbrojtës, është ndaluar së bashku me bashkëshorten e tij. Guarda di Finanza e Parmës i ka zbarkuar në shtëpinë e tij në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në malet e Parmës.

Në vilën e braktisur ai po kultivonte marijuanë dhe pasi policia ka mbledhur informacion dhe ka shkuar e ka kapur Sartor në flagrancë. Ai kishte kultivuar 106 bimë të lëndës narkotike.

Lajmet e fundit nga