LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi një mandat të tretë/ Basha i përgjigjet Ramës: Ik rri me familjen tënde

16 Shkurt 2021, 20:29, Politikë CNA
Kërkoi një mandat të tretë/ Basha i përgjigjet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku jepte arsyet pse e donte një mandat të tretë.

Përmes një postimi në ?Facebook?, Basha thekson se Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe në vend numëro.

Basha i kujton Ramës të gjitha premtimet që ka bërë para se të vinte në pushtet, por që nuk i ka mbajtur.

Postimi i Bashës:

Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t?i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë.

Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro.

Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi.

Ekonomia ka ngecur.

Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar.

Punësimi ka ngecur.

Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna.

Shëndetësia ka ngecur.

Premtove shëndetësi falas dhe e cove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë.

Hyrja në Europë ka ngecur.

Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua.

Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro.

4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive.

Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra.

Ik rri me familjen tënde.

Shqipëria do të ecë para dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty./CNA.al

Lajmet e fundit nga