LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kanë qenë të pakta herët që kam qeshur”/ Ronela Hajati hap zemrën dhe jep mesazhin e rëndësishëm

16 Shkurt 2021, 14:18, Lifestyle CNA
“Kanë qenë të pakta herët që kam qeshur”/

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar. Prej një kohe shumë të gjatë, këngëtarja nuk ka qenë aktive në muzikë apo edhe në intervista të ndryshme. Ajo ka përdorur rrjetet sociale për të qenë më pranë ndjekësve gjatë këtij viti pandemik.

Ronela shpesh ka ndarë momente nga përditshmëria e saj dhe intervista me ndjekësit. Së fundi ajo ka treguar me anë të një statusi arsyen pse nuk ka qenë shumë aktive në muzikë pasi publiku i pëqlen shumë këngët e saj.

Ajo ka theksuar faktin që viti 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për të në çdo aspekt.

?E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale. Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet ti mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet në të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur. Shumë të lodhshme momentet që duhet t?sillesh sikur çdo gjë është ok? E vetmja gjë shpërqëndruese ka qenë muzika sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni, pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë!?, shkruan Ronela në statusin e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga