Connect with Us

Fiks Fare/ Punishte guri mes lagjes, pronari: Banorët të vënë kufje

Denoncim

Fiks Fare/ Punishte guri mes lagjes, pronari: Banorët të vënë kufje

Publikuar

-

Fiks Fare/ Punishte guri mes lagjes, pronari: Banorët të vënë kufje!

Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve, të cilat kanë lejuar një punishte guri në mes të një lagje në Kuçovë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan banorët e lagjes “Postbllok”, të cilët pohojnë se jetesa iu është bërë e vështirë për shkak të kësaj punishteje, e cila pret gurë të mëdhenj.

Ata thonë se fabrika ka sharra të mëdha që bëjnë zhurmë dhe pluhur, pasi vendi ku priten nuk është i izoluar.

Në këtë lagje jemi disa familje dhe pranë banesave tona është një punishte guri. Bën zhurmë të madhe. Pret gurë të mëdhenj. Bën pluhur dhe institucionet nuk marrin masa” thotë një banor.

Një tjetër pohon se “është bërë e pamundur të jetosh nga zhurma që zgjat deri në 12 orë”. Pronari i një servisi ngjitur me fabrikën thotë se është sëmurë nga pluhuri dhe zhurma, teksa po mendon që të mbyllë biznesin. “Jemi ankuar kudo, te Bashkia Kuçovë që na thotë se është bërë biznes i vogël. IKMT e pezulloi disa muaj ndërsa AKM-ja na përgjigjet se janë në ristrukturim dhe nuk marrin dot masa” shtojnë banorët. Ata pohojnë se “kjo është me keq se Covidi”. Në momentin që banorët ankohen për punishten, në sfond dëgjohet një zhurmë e madhe, pasi në punishte janë të instaluara disa sharra të mëdha.

Pas ankesës, gazetarët shkojnë te punishtja dhe bisedojnë me pronarin dhe punëtorët. Një punonjës thotë se fillimisht kanë qenë të pezulluar disa muaj.

LEXO EDHE:  Shembja e shkollës në Kamëz/ PD: E vlerësuan si të dëmtuar nga tërmeti, fëmijët bënë mësim deri në 9 mars

Pyetjes nëse biznesi ka apo jo leje mjedisore, thotë se “nuk kemi”, ndërsa aludojnë se ndoshta ka pasur subjekti që ka qenë në të njëjtin vend më përpara, por pa na treguar dokumente. Gazetarët e pyesin se si punojnë pa një leje mjedisore, pronari thotë se kanë filluar me një vendim prokurorie. Në fakt, vendimi i prokurorisë për të pushuar hetimet është vetëm për pluhurat dhe jo për zhurmat. Gazetarët e pyesin për zhurmën e madhe që krijojnë, ndërsa pronari dhe punonjësit u kthejnë përgjigje se “banorët të vendosin kufje”.

Fiksi bisedoi edhe me Drejtorin e Mjedisit në Bashkinë e Kuçovës, i cili tha se janë bërë disa inspektime, referime nga IKMT dhe nga Policia. Sipas tij, subjekti pretendon se pret më pak se 5 metër kub në ditë gurë dhe s’duan leje mjedisore. Drejtori pohon se vendimmarrjen duhet ta marrë Agjencia Kombëtare e Mjedisit, por nga këta të fundit ka marrë një përgjigje se janë në ristrukturim dhe s’ka asnjë vendimmarrje. Gazetarët e pyesin drejtorin nëse biznesi do apo jo leje mjedisore për ndotje dhe zhurma dhe ai përgjigjet se “për mendimin tim po”./ tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Publikuar

-

Nga

Denoncimi në Fiks Fare/ Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Në një intervistë për Fiks Fare, nëna e dy vajzave 7 dhe 10 vjeçe tregon se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi ish bashkëshorti i cili e dhunonte sistematiksht atë dhe vajzat nuk pranon të paguajë pensionin ushqimor. Për të dyja vajzat gjykata ka vendosur që ai duhet të paguajë çdo muaj 250 mijë lekë të vjetra. Por në dy vjet e gjysmë ai nuk ka paguar asnjë gjë.

I kanë vendosur edhe sekuestro bankare, por në bankë nuk rezulton të ketë asnjë të ardhur. Nëna bëri kallëzim për mospagesën dhe gjykata i vendosi një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra, por as kjo nuk e detyroi babain të paguajë detyrimin karshi vajzave të tij.

Nëna tregon se i rrihte të treja, me grushta dhe i përplaste kokën pas murit ndaj u detyrua të largohej edhe pse shtëpinë ku jetonin e ka ndëtuar me 15 mijë euro që i ka sjellë kur janë martuar. E gjendur para situatës kur ish bashkëshorti nuk deklaron të ardhurat, edhe pse është pronar i një lokali dhe shtëpie që i ka vendosur në emër të të atit ajo u detyrua të ankohet në Fiks Fare.

Ajo tregon se vet punon me rrogë minimale dhe është munduar të ushqejë vajzat e vetme, por në këto kushte e ka të pamundur.

Nëna e vajzave e ka regjistruar ish bashkëshortin në një bisedë ku ai pranon çdo gjë. I tregon se punon, por që nuk ka ndërmend t’i japë asnjë lekë asaj. Gjithashtu ai i thotë se është e vërtet që të kam rrahur, por e kam bërë gabimisht. Gjatë bisedës ai këmbngul që s’ka për t’i dhënë asnjë lekë deri sa vajzat të mbushin 18 vjeç.

Gjithashtu ai e pranon që kur u martuan bashkeshortja i dha edhe 15 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së tyre, por që sot nuk po e gëzon dot as ajo e as vajzat. Kjo pasi ai edhe shtëpinë edhe lokalin i ka vendosur në emër të babait të tij.

LEXO EDHE:  Video- Fiks Fare paralajmëron skandalin/ Ja në kushte janë bibliotekat në Shqipëri

LEXO EDHE:  Shembja e shkollës në Kamëz/ PD: E vlerësuan si të dëmtuar nga tërmeti, fëmijët bënë mësim deri në 9 mars

Bashkëpunotorja e Fiksit shkon të takojë ish bashkëshortin pranë lokalit të tij ku punon në të zezë.

Lokalin e gjen në fillim mbyllur, por banorët që janë aty e konfirmojnë që lokalin e punon vet pronari dhe për momentin nuk ndodhet. Pasi e telefonojnë ai vjen dhe pranon që e punon lokalin për dasma, vaki dhe kafe. Tregon se me situatën tani, fitimi nuk është i madh, por shtyhet. “E gjete mbyllur pasi kisha disa punë personale në qytet” pohon ai.

Lokali ndodhet në rrugë nacionale dhe shërben edhe kafe edhe guzhinë. Ai pranon që punon vetë madje ka edhe guzhiner.

Të gjitha këto biseda, vërtetojnë faktin që babai i vajzave, ish bashkëshorti dhunues nuk do që të paguajë pensionin ushqimor dhe mbi të gjitha po fsheh edhe të ardhurat edhe pasuritë që vajzat edhe ish bashkëshortja të mos përfitojnë asnjë gjë. Sipas tij kjo ishte rruga që ajo vet zgjodhi ndaj në një farë mënyrë po e penalizon, duke harruar që ato që po vuajnë janë dy vajzat e tij të mitura./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali në Fiks Fare/ Ish i dënuari dhunon gruan dhe kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve të mitur, gjykata i lë në të njëjtën shtëpi!

Publikuar

-

Nga

Skandali në Fiks Fare/ Ish i dënuari dhunon gruan dhe kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve të mitur, gjykata i lë në të njëjtën shtëpi!

Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata jep vendimin që të qëndrojnë në të njëjtën banesë. Katër urdhra mbrojtje nuk i dhanë fund torturës së nënës së 3 fëmijëve të mos dhunohej sistematikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Edhe pse duhet të ishte një shembull i një kryefamiljari të mirë, të paktën fëmijët e tij, edhe me këta të fundit ushtron dhunë psikologjike madje shkon edhe me tej. Ai dhunon nënën në sy të tyre si dhe kryen veprime të turpshme po në prani të tre fëmijëve të mitur. Veprime të cilat janë të rënda për psikologjinë e një adulti kur përballet me to, ndërsa për fëmijët janë shokuese.

Nëna e kësaj familje të dhunuar ankohet në emisionin Fiks Fare duke rrëfyer se ajo vetë dhunohet nga bashkëshorti që prej vitit 2010 .Halli i kësaj zonje bëhet edhe më i rëndë kur nëna e tre fëmijëve ,ku 2 prej të cilëve vuajnë nga sëmundja e talasemisë rrëfen për emisionin Fiks Fare se ish bashkëshorti i saj jo vetëm dhunon atë, por kryen akte dhe veprime të turpshme në prezencë të fëmijëve.

Në një video të cilën kjo zonjë e ka vënë në dispozicion dhe të emisionit Fiks Fare duket ish bashkëshorti i saj që bën veprime të turpshme me një lodër seksi në prezencë të fëmijëve, pa lënë mënjanë fjalorin e ndyrë dhe dhunën kundrejt ish bashkëshortes.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ “Pikë bastesh” brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ “Pikë bastesh” brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

Të gjitha këto bëhen në sy të vajzës së mitur.Gjithashtu zonja na rrëfen se ish bashkëshorti u ka treguar fëmijëve foto të tij nudo apo foto duke kryer aktin seksual me një femër tjetër dhe të birit i thotë se duhet të bëhesh si babai.

Në fakt ky problem nuk mbaron me kaq për këtë zonjë, por bëhet akoma dhe më i rëndë kur gjykata në urdhrin e fundit të mbrojtjes jep vendimin e shkurtuar se të dhunuarit duhet të qëndrojnë në të njëjtën banesë me dhunuesin.

Fiksi disponon urdhrat e mbrojtjes dhënë nga gjykata ku në tre prej tyre përcaktohet se dhunuesi duhet të qëndroj larg banesës ndërkohë në të fundit me një vendim të shkurtuar gjykata nuk përcakton largësi të dhunuesit duke e lënë në të njëjtën banesë me të dhunuarën.

Po kjo gjykatë para disa kohësh ka vendosur që bashkëshorti dhe babai dhunues të dënohet më 6 muaj burg pikërisht për kryetrjen e vepra të turpshme./TCH

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali me tenderat për pastrimin e Tiranës/ Zbardhen dokumentet false nga Rumania

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka publikuar pak ditë më parë skandalin me tenderat për pastrimin e Tiranës.

Në dy shkrime të ndryshme, kemi treguar se si kompania Korsel, ka paraqitur dokumente false si dhe një dosje të plotë nga Bashkia e Tiranës.

CNA.al prej gati 10 ditësh ka bërë një investigim të tillë dhe ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare dhe përgjigje zyrtare nga kjo drejtori në Rumani.

Sipas verifikimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Targave dhe Regjistrimit të Automjeteve në Rumani, rezulton që këto shasi mjetesh të paraqitura në dokumente nuk ekzistojë.

Pra e thënë ndryshe, targat e paraqitura nuk iu përkasin atyre numër shasie dhe peshave të paraqitura sërish në dokumentacionin e tenderit.

Sipas të dhënave rezulton se mjeti me targë TL04KZY është me targa false dhe numri i shashisë nuk ekziston. Në përgjigjen që është kthyer nga autoritetet rumune në datën 23.02.2021 rezulton se automjeti me targë TL04KZY dhe me numër shasie  VF630N166JD001587 në sistemin e siguracioneve  të automjeteve në shtetin Rumun, nuk ekziston.

Për mjetin me Targë TL29JTG, Nr i shasisë është i ndryshën nga ai që ka paraqitur Korsel shpk ZCFCD35A405164626 Tip Nr. IS35CI2AA EPTP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 3500 kg dhe peshë e mjetit bosh 2750 kg. Polica e sigurimit të mjetit me Targë TL29JTG dhe Nr. Shasie ZCFCD70A405164626 nuk ekziston. Sipas autoriteteve rumune, ky automjet nuk ka paguar as siguracionet.

Mjeti TL31JTG dhe nr i Shasisë ZCFC470B105218439, TIP IS70CI2AA EPCP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 7200 kg dhe peshë e mjetit bosh 3670 kg. Por nga verifikimet e kryera nga ana jonë në faqët zyrtare të internetit të shtetit rumun për regjistrimin e mjeteve, ku janë database të mjeteve që janë të regjistruar në rumani rezulton se: Mjetit me Targë TL31JTG dhe Nr. Shasie ZCFC470B105218439 nuk ekziston.

 

Po ashtu, edhe mjeti me targë TL32JTG, Nr i shasisë është i ndryshëm nga ai që ka paraqitur Korsel ZCFC435B805218437, TIP IS35CI2AA EPCP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 3500 kg dhe peshë e mjetit bosh 2800 kg. Polica e sigurimit të mjetit me TL32JTG dhe nr i Shasisë ZCFC470B805218437nuk ekziston.

LEXO EDHE:  Zbulohet manipulimi/ Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së, gazetari i “Fiks Fare” voton disa herë në Tiranë

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ Mësuesit përcaktojnë librarinë ku nxënësit duhet të blejnë mjetet mësimore

Drejtoria e Përgjithshme është një institucion që i ka të dhënat publike dhe aty mund të aplikosh dhe i verifikon lehtësisht këto targa dhe këto numra shasie se ccfarë siguracione kanë, çfarë shërbime kryejnë dhe janë apo jo të rregullta.

Gjithashtu pas verifikimit të këtyre 4 mjeteve dhe faktit se këto targa nuk korespondojne me ato shasi që duket të jenë false, së bashku me peshat specifike të mjeteve, edhe siguracionet e tyre rrjedhimisht janë dokumenta qëllimisht të falsifikuara për të përmbushur kriteret e tenderit.

Në këto kushte, jemi përballë një super skandali, ku subjekti garues Korsel, në pronësi të një kandidati të mundshëm të socialistëve në Korçë, ka hyrë në garë dhe është kualifikuar me dokumente false, tashmë të verifikuara pranë autoriteteve rumune të rregjistrimit të mjeteve.

Prokuroria dhe SPAK janë përballë një skandali, falsifikim dokumentesh për pjesëmarrje në tender. Gjithashtu Agjensia e Prokurimit Publik kanë përballë faktet sesi subjektet abuzojnë me tendera miliona euro nga taksat e shqiptarëve./CNA.al

Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

LEXO TE PLOTE