Connect with Us

“Enkelejda Hoxha nuk ka vepruar e vetme”/ Klodiana Lala: Mund edhe të jetë kërcënuar

Kronika

“Enkelejda Hoxha nuk ka vepruar e vetme”/ Klodiana Lala: Mund edhe të jetë kërcënuar

Publikuar

-

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti/ Klodiana Lala: Mund të hetohej i lirë, nuk kishte rrezik

Klodiana Lala tha se gazetarët e kronikës nuk janë suprizuar aspak nga arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, ndërsa pretendon se kjo e fundit nuk ka vepruar e vetme në lirimin e të dënuarve.

Lala deklaroi se bashkë me gjyqtaren, duhet të ishin burgosur të gjithë zyrtarët e tjerë që ua kanë shtruar trasenë të dënuarve dhe kanë marrë milionat.

Gjithashtu gazetarja ngriti aludimet në emisionin “Open”se Enkelejda Hoxha mund të jetë kërcënuar.

Për gazetarët e kronikës nuk ishte një suprizë arrestimi i gjyqtares Hoxha, pasi ndër vite e muaj kemi raportuar për lirimet dhe vendimet e dyshimta që ka ndërmarrë kjo gjyqtare. Por dua të theksoj se Enkelejda Hoxha nuk ka qenë vetëm në këtë histori. Dua të shkoj pak më tej. SPAK është duke kryer disa hetime mbi disa institucione të tjera që kanë qenë pjesë e sistemit për personat e liruar me kush, më shqetëson fakti që nuk kemi asnjë zyrtar të shërbimit të provës.

 Që një i dënuar i përjetshëm të fitojë lirinë me kusht duhet që të ketë të gjitha dokumentet Kristal. Hoxha dyshohet për korrupsion, por duhet të kthehemi pas në kohë. Në shtatë apo tetë lirime që ka bërë ajo, a është vetëm? Jo. kemi zyrtarë që kanë firmosur për të punësuar këta të dënuar, njëri tek posta tjetri tek Ujësjellësi.

Që i kanë cilësuar të burgosur shembullorë. Dua të them që ajo s’duhet të jetë vetëm pas hekurave. Duhet të jenë të gjithë ata që kanë marrë miliona, pasi ua kanë shtruar trasenë të dënuarve. I vetmi rast kur ka reaguar Prokuroria ka qenë për lirimin e Endrit Doklen. Kemi katër vite që flasim për Enkelejda Hoxhën. Pse e lanë të ishte gjyqtare, ta shkarkonin. Unë nuk di nëse ajo ka marrë vërtet kërcënime nga kriminelë, por familja e ngriti këtë çështje. Nuk e di”, theksoi Lala./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan/ Policia rrethon zonën

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë janë raportuar rreth orës 22:40 në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brigada 17 Sulmuese.

Policia bën me dije se në banesën e një çifti pleqsh në katin e pestë të pallatit ka rënë një plumb qorr në rrethana të paqarta, teksa nuk ka asnjë person të lënduar.

LEXO EDHE:  Grusht policit/Arrestohet 43-vjeçari në Mat (Emri)

LEXO EDHE:  Itali/Arrestohet 33 vjeçari shqiptar me rrezikshmëri të lartë

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Arrestohen 2 administratorët e kompanisë së bananeve

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin e koduar ‘’El Mejor’’ në portin e Durrësit.

Sipas Policisë, janë kapur ekzaktësisht 143 kg kokainë teksa konteineri ku ishin fshehur ishte nisur nga Ekuadori, porti Guayaquil, në Itali dhe Durrës.

Po ashtu bëhet me dije se tashmë janë arrstuar dy administratorët e firmës pritëse ‘’Masabi Fruits’’, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku.

Njoftimi i policise

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

​”Finalizohet operacioni​ policor i koduar “EL MEJOR”.

​Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.

Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

​Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

​Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.

​Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

​Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

​Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

​Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Publikuar

-

Nga

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Rreth 200 kg kokainë  u kapën ditën e sotme në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe gazetati Artan Hoxha, i cili përmes ironisë, bën një paralelizëm me kontrollorët e Rinasit.

Hoxha shton se sasia e kapur e kokainës, ka një vlerë tregu prej  19 milionë eurosh, e mjaftueshme për të garantuar në zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por 84 dhe pa u lodhur fare.

“Meqe po jetojme ne kohen e kontrolloreve….

Nje bravo e madhe sot, per kontrolloret e skanerit ne Portin e Durresit.

Nuk e di ne çfare niveli i kap “stresi”, edhe pse paguhen pese here me pak, se koleget e tyre te “stresuar”.

Madje, nese do ta benin nje sy “qorr” sot, mund te merrnin si dhurate nje shperblim aq te majme, sa nuk do t’u mbaronte lumturia per muaj me radhe ne Karaibe, apo ne Maldive…

Brenda 10 ditesh kane kapur dy ngarkesa me kokaine, te ardhura nga Ekuadori.

Ne daten 1 prill 2021, kapen 49 kg kokaine.

Me date 10 prill 2021, kapen 140 kg kokaine.

Kontenieri i kapur sot, vazhdon te jete ne perpunim e siper, gje qe do te thote, se mund te gjendet nje sasi edhe me e madhe.

Sasia e kokaines e kapur ne dy rastet prej 190 kg, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.

Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes….”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Paralajmëron Luan Bregasi/ Nëse Covid-19 bëhet agresiv, ekonominë e pret një dimër shumë i vështirë

LEXO EDHE:  Kundërshton policinë, arrestohet në flagrancë/ “Dal nga mjeti, ça do ti” (Video)

 

LEXO TE PLOTE