LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dha dorëheqjen si këshilltar i Metës/ Shemsi Prençi zbulon arsyen pse mori këtë vendim

16 Shkurt 2021, 15:39, Aktualitet CNA
Dha dorëheqjen si këshilltar i Metës/ Shemsi Prençi zbulon

Ish këshilltari i Ilir Metës për Çështjet e Emergjencave Shemsi Prençi ka reaguar pas vendimit për dorëheqjen, ku ka zbuluar edhe arsyet.

Përmes një postimi në rrjetin social, Prençi shkruan se është dorëhequr nga kjo detyrë, pasi do të kandidojë për LSI-në në Durrës, në zgjedhjet e 25 prillit.

?Në shoqeritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë në forma të ndryshme njerëz të ndryshem , pa llogaritur pastaj ?kazan? e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kunder..!

Për miqtë e mi të dashur dua të ndajë sinqerisht arsyet e dorheqies.

Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozites Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim në zgjedhjet e dates 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Diber. Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës.

Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesen për dorëheqie pranë Presidentit të Republikës në zbatim të ligjit për zgjedhjet në Republiken e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit.

Se shpejti me mbylljen e procedurave të rregjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ju informoj për ?targen? dhe numurin ose emrin si te vendoset në KQZ dhe do të kërkoj ndihmen Tuaj për mbështetje në qarkun e Durrësit?, shkruan ndër të tjera ish këshilltari i Metës./CNA.al

Lajmet e fundit nga